Sandri, plan me doktorin dhe serbët kundër Edi RamësNga Antena brenda familjesSandri u hutua dje me mysafirët nga Beogradi në zyrën e doktorit. Doktori ishte shend e verë dhe shkëlqente i gjithi. Doli dhe në konferencë për shtyp bashkë me serbët dhe
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, plan me doktorin dhe serbët kundër Edi RamësNga Antena brenda familjesSandri u hutua dje me mysafirët nga Beogradi në zyrën e doktorit. Doktori ishte shend e verë dhe shkëlqente i gjithi. Doli dhe në konferencë për shtyp bashkë me serbët dhe i kërkoi Sandrit ta pasqyronte sa më gjerë.
- Kemi ndonjë interes me këta? - i tha Sandri.
- Sandër, kemi. Shiko çfarë kemi, ta them un ty. Ne tani, ti e di, s’i kemi dhe aq mirë punët me të huajt. Kjo puna e opozitës, ti e di që po na prish punë. Sandër, ne duhet të prodhojmë lajme në botë që jemi qeveria më e mirë dhe më paqësore në rajon. Këtu s’ka shkel kurrë ndonjë serb kaq i rëndësishëm sa ky sot. Ftova dhe presidentin Tadiç dhe ai ma konfirmoi që do të vizitojë Shqipërinë. Tani, këto lajme Sandër kanë shumë rëndësi, se thonë, së paku në Bruksel, kemi një qeveri që shkon mirë me serbët. Se dhe për Ilirin kishte shumë respekt. “Është zv/kryeministri i parë që kemi pritur në Beograd nga Shqipëria”, - tha. Është njeri shumë i hapur.
- Po qenka gjë e mirë kjo. D.m.th., i dhjesim këto kutitë e Edi Ramës, po e rregulluam me serbët, thua ti? Kjo qenka gjë e mirë. Në fakt ma tha dhe Samiri. “Ka shumë rëndësi kjo”, - tha. Se ai ortaku i Samirit, që ka këtu në Tiranë, i ka si zara këta. Po s’e dija që kishte kaq shumë rëndësi.
- Ka shumë rëndësi Sandër. Duhet doemos t’u japim një arsye këtyre në Perëndim për të na mbështetur. Duhet të fokusohemi shumë te Serbia tani. Është vend që ka apliku për BE, i kanë heq vizat, kemi interes të fokusohemi te marrëdhëniet me ta. Shiko Sandër, a e di ç’më tha ky miku nga Beogradi apo jo? “Sali, - tha, - ç’të keqe ka sikur ne të bëjmë gjithë serbët e Kosovës qytetarë të Serbisë dhe t’u japim pasaporta?” Asnjë të keqe nuk ka, i thashë, madje unë do t’u bëj thirrje dhe shqiptarëve që, nëse duan viza, të marrin pasaporta serbe. Sandër, është pasaportë dinjitoze. Ecën pa viza në çdo vend të Evropës.
- Po shumë mirë i ke thënë. ǒkanë ata k…? Pse nuk marrin pasaporta? Le që marrin ata, se kot bëjnë si patriotë. Mirë i paske thënë.
- Jo, kjo ka shumë rëndësi Sandër, se zbusim pak izolimin. Dhe këtu te ne. Ka dalë Papandreu, ka thënë që do t’u japë emigrantëve shtetësi greke. Po ç’të keqe ka të bëjmë një regjistrim me bazë etnike, stimulojmë rreth një milion shqiptarë të quhen grekë ortodoksë dhe marrin pasaporta greke. Kështu rregullohet kombi Sandër, ca me pasaporta greke, ca me pasaporta serbe, lehtësojmë izolimin. Duhet vizion i madh për këtë. Se ç’duan këta të opozitës? Këta, o zotëri, thonë, kur të liberalizohen vizat për shqiptarët, atëherë të dalim në Evropë. Po pse mo, këta do ta mbajnë popullin e lidhur këtu? Pse mo, ç’faj kanë shqiptarët që Evropa s’na i heq vizat, se kemi kryetar opozite Edi Ramën? Jo, këtë s’ua bëj shqiptarëve unë. U thashë sot serbëve, do jem i lumtur t’u jepni pasaporta dhe shqiptarëve, dhe u thashë që jam gati që dhe qytetarëve të mi t’u them, merrni pasaporta greke, maqedonase dhe malazeze. Çfarë të kenë mundësi. Kështu do t’ia dalim të lëvizim të gjithë në Evropë, ç’rëndësi ka si shqiptarë apo si grekë, maqedonas, malazezë apo serbë. Tani jemi vend demokratik Sandër, nuk kanë rëndësi këto.
- Mirë të paska shkuar mendja. Më tha dhe Fevziu në fakt, se ai i di mirë këto punë. “Është skandal, - tha, - s’na i japin vizat nga inati i Ramës. Është shumë skandal.” Po shikonim dje një film për rënien e Çausheskut në Rumani. “E shikon, - tha, - njësoj si ne.” Madje njohu njërin që ishte ngjitur në tribunë pas vrasjes së Çausheskut. “Ky duhet të jetë kushëriri im, - tha, - se kam pas një gjysh unë, që ka pas mik këtë mbretin rumun dhe më pas janë persekutuar”. Se ky Fevzo, doktor, ka nga një gjysh në çdo shtet dhe nga një pinjoll të tyre në çdo ngjarje. S’kam pa njeri me 8 gjyshër, vetëm ky është.
- Sandër, dakord, mirë, Fevziu mirë, po shiko, këta serbët kanë shumë rëndësi dhe duhet pasqyru mirë.
- Patjetër doktor, mos u bë merak.
I gëzuar mori Samirin në telefon.
- Ore, fola me doktorin dhe më tha që këta serbët qenkan shumë të rëndësishëm.
- Të thashë Sandër, janë shumë të rëndësishëm. Atë më tha dhe Gimja, se kishte qenë me Zenin në mëngjes. “Dhe Zeni fluturonte, - tha, - se i kishin ardh dajat nga Beogradi sot.”
- Çfarë dajash mo k..?
- Po bënte Gimja shaka mo, ngaqë ka Zeni gjyshen serbe dhe i thoshte Gimja me të qeshur: “Të kanë ardh dajat sot.” Po ai gëzonte shumë, më thanë.
- Dhe doktori në fakt ishte shumë i gëzuar. Qenkan seriozë këta serbët! Se kishte një plan fantastik doktori për t’ia dhjerë këtij Ed Ramës.
- Ça plani kishte? - i tha Samiri.
- Po ja, tha t’u themi grekeve të na japin një milion pasaporta, nja dyqind mijë maqedonasve, nja 100 mijë malazezëve dhe aq viza u duhen shqiptarëve. Ky Rama, që do të na sabotojë heqjen e vizave, ngelet me gisht në gojë pastaj.
- Mirë i paska vajt mendja, po mos i thuaj që më the dhe mua, se e merr vesh ky Rama dhe s’dua t’i ngelet qejfi. Se ç’duan të na anulojnë atë tokën që morëm në Yzberisht tek ajo fabrika. Na hapi punë kot dhe ky doktori me këtë “Tajvanin”.