Legalizimet, lista me 7 mijë familjet që marrin tapitë
Autori i Lajmit: RedaksiaRreth 7 mijë familje përfitojnë nga vendimi i djeshëm i Qeverisë për kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Në këtë vendim trajtohen 5433 parcela ndërtimore, si dhe shtesa pallatesh me një sipërfaqe totale prej 1 838 208.87 m². Perfitues në këtë Vendim të Këshillit të Ministrave janë rreth 7000 familje. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Vendimi ka për qëllim kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore te poseduesi i ndërtimit informal, për trojet e zëna të regjistruar si pronë shtetërore pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Bëhet fjalë për 5433 parcela objektesh informale, të cilat janë të vendosura në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë, për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 1 838 208,87 metër katror. Ndërkohë janë kryer nga AlUIZNI në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimit për legalizim. Një tjetër kontingjent pasurish që trajtohen në këtë vendim, janë shtesat anësore informale në ndërtime me leje. Në këtë mënyrë në përmbushje të objektivave të programuara nga Qeveria për intensifikimin e procesit të legalizimeve, ALUIZNI ka përshpejtuar ritmet e punës për zbatimin e procedurave për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore tek poseduesit e objekteve informale.
Lista gjendet në numrin e sotëm të Gazetës Ballkan
Ky lajm është publikuar: 24/12/2009