Presidenti Topi dekreton menjëherë aktet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi shpalljen dhe hyrjen në fuqi menjëherë të ligjeve që u miratuan gjatë paradites në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë kompletojnë kuadrin ligjor të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Presidenti i Republikës përshëndet deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin unanim të këtyre ligjeve dhe uron të gjithë qytetarët shqiptarë për realizimin e kësaj ëndrre integruese, si një moment historik për vendin tonë, e cila u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve tanë euroatlantikë.
27 Mars 2009