E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze.

3 nëntor 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dënon me ashpërsi aktin vandal dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke kërkuar nga të gjitha organet e shtetit të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të venë përpara drejtësisë autorët e vërtetë.

Kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri që të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias.

Dhunimi dhe presioni i drejtpërdrejtë apo i tërthortë ndaj medias dhe gazetarëve shqiptarëve është një kthim mbrapa në demokracinë që të gjithë dëshirojmë të ndërtojmë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›