Presidenti Topi dhe Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së apelojnë që të respektohen të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore në zgjedhjet vendore të 8 majit

16 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot pasdite një takim të veçantë pune në zyrën e tij me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui si dhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart.
Fillimisht, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të organizmave ndërkombëtare dhe të vendeve mike e aleate në forcimin e shtetit të së drejtës, demokratizimin e mëtejshëm të vendit, konsolidimit të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe më aktualisht, në mbarëvajtjen e procesit përgatitor të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për të përcaktuar përfaqësuesit e rinj të organeve drejtuese të pushtetit vendor, por dhe për të treguar aftësinë dhe maturinë e partive politike dhe të vetë zgjedhësve në realizimin e zgjedhjeve demokratike, korrekte, të drejta e sipas standardeve të duhura. Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar përsëriti qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara sipas afateve kushtetuese, më 8 maj 2011.
Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Volfart shprehën kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi, të cilin e konsideruan si tepër të rëndësishëm, dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin e suksesshëm, sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Kreu i shtetit shqiptar, së bashku me ambasadorët e vendeve mike dhe aleate, nënvizuan domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku e të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë frytet e zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike.
Njëkohësisht bashkëbiseduesit vunë në pah se respekti për institucionet e shtetit, shprehja e maturisë dhe e ekuilibrit është e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë.