Presidentit Topi dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov rikonfirmojnë nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe

17 mars 2011
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Kreu i Shtetit maqedonas Gjorgje Ivanov dhe delegacioni që e shoqëron, u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me ceremoni solemne, gjatë së cilës u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u bë kalimi në revistë i truprojes së nderit.
Më pas, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua nga bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse. Bisedimet u përqendruan kryesisht në zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë fqinj dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta eurointegruese.
Në prani të dy Presidentëve u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, respektivisht nga zoti Zoran Petrov, Zëvendësministri maqedonas i Punëve të Jashtme si dhe nga zoti Edmond Hoxha, Zëvendësministri shqiptar i Integrimit.
Më pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Ivanov dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti Topi: I nderuari President Ivanov,
Të nderuar pjesëmarrës,
Përfaqësues të medias!
Është një kënaqësi e veçantë që jemi së bashku sot në kuadër të vizitës suaj zyrtare në Shqipëri! Padyshim që ky është një moment shumë i rëndësishëm i marrëdhënieve midis dy vendeve tona, të cilat kanë ardhur çdo ditë duke u konsoliduar. Për median, mund të them që kemi pasur biseda jashtëzakonisht të frytshme për shumë tema. Së pari, tema të karakterit politik, të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, të perspektivës së përbashkët euro-atlantike të dy vendeve tona, të mjaft projekteve të rëndësishme që janë realizuar, që janë në vazhdim dhe ç’është më e rëndësishmja, do të realizohen, në nevojën për të pasur një infrastrukturë të zhvilluar që do t’i shërbente lëvizjes së lirë të njerëzve dhe bizneseve, kjo edhe në kontekstin më të gjerë rajonal.
Kemi diskutuar për çështje të karakterit rajonal, për situatën politike në Ballkanin Perëndimor. E kam falenderuar Presidentin Ivanov për të gjithë predispozicionin e përfaqësuesve të Shtetit të Maqedonisë jo vetëm për ta njohur Kosovën, jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie të karakterit politik dhe diplomatik, por edhe për gatishmërinë që të jetë pjesëmarrëse e tryezave të përbashkëta. Iniciativë që filloi në Vlorë, që u pasua me takimin e presidentëve të katër vendeve në Prizren, dhe e falenderova Presidentin Ivanov për marrjen e iniciativës që në korrikun që vjen, në Ohër, të takohen presidentët e Maqedonisë, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Ne jemi të bindur që vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë midis tyre një bashkëpunim më të gjerë.
Unë i shpreha Presidentit Ivanov që Shqipëria inkurajon edhe bisedimet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë, gjithmonë nisur nga pozita të forta të respektimit të sovranitetit të secilit vend. I shpreha zotit President që Shqipëria nuk ka paragjykime në marrëdhëniet midis vendeve të rajonit, që do të thotë që Shqipëria dëshiron që këto marrëdhënie që shtrihen në të gjitha vendet e rajonit, përfshi këtu edhe marrëdhëniet me Serbinë, duke aplikuar të gjitha standardet e një politike evropiane, ku secili të respektojë parimet bazë të mosndërhyrjes në punët e brendshme të tjetrit dhe të gjetjes së pikave të bashkëpunimit në funksion të politikës së integrimit evropian dhe të integrimit në aleancën më të madhe të paqes e të sigurisë – në NATO.
Kemi diskutuar me Presidentin Ivanov edhe për çështjet që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Sikurse kemi kërkuar edhe herë tjetër, edhe sot kam shprehur pozicionin e Republikës së Shqipërisë, që implementimi sa më i plotë dhe korrekt i Marrëveshjes së Ohrit do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjitha të drejtat legjitime që do t’i shërbejnë stabilitetit të Maqedonisë dhe perspektivës së këtij vendi mik në familjen euro-atlantike.
Kemi diskutuar gjithashtu edhe për mjaft tema të tjera. E kam siguruar zotin President që edhe pakicat maqedonase në Shqipëri gëzojnë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare ku Shqipëria ka aderuar. Konsiderohen pakica të integruara dhe për këtë kemi marrë edhe vlerësime shumë pozitive edhe nga Këshilli i Evropës. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të punojmë fort që të shkojmë në realizimin më të plotë të standardeve më të larta të Evropës edhe për pakicat.
Ka pasur një kërkesë për Katedrën e Gjuhës maqedonase në Universitet. Sigurisht që ka pasur një predispozicion të autoriteteve shqiptare dhe është një çështje që po realizohet.
Patjetër që midis vendeve tona ka shumë mundësi, sepse niveli i bashkëpunimit ekonomik, për fat të keq nuk i përgjigjet nivelit shumë të mirë të marrëdhënieve politike. Kemi diskutuar edhe njëherë për çështjen e “Korridorit 8”. Është diskutuar vazhdimisht dhe ne dëshirojmë të ritheksojmë që duhet më shumë veprim në këtë linjë, në bashkëpunim edhe me Bullgarinë dhe Italinë. Është një korridor mjaft i rëndësishëm, që nuk ka të bëjë thjesht me infrastrukturën rrugore, por edhe me mundësitë për të investuar edhe në fushën e energjitikës.
Ne do të jemi të hapur edhe për pyetje. Unë dëshiroj, edhe njëherë para jush që t’i uroj zotit President një vizitë të suksesshme në Shqipëri! Patjetër që kjo vizitë do të kontribuojë për një stad të ri të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, që në mënyrë shumë natyrale, kjo klimë të paraprihet edhe nga lëvizja e njerëzve të thjeshtë. Këtë e kemi parë në frekuentimin e plazheve të Shqipërisë nga qytetarët e Maqedonisë. Dëshirojmë ta inkurajojmë këtë lëvizje për turizëm, edhe për punë në të dy krahët e një kufiri, i cili, për fat të mirë sot është i hapur në saje të praktikave dhe të standardeve evropiane të të dy vendeve tona.
Presidenti Ivanov: Të nderuar përfaqësues të mediave!
Së pari dua të falenderoj mikpritësin dhe mikun tim, Presidentin Topi për ftesën si dhe për mikpritjen e përzemërt, e cila është e denjë për dy vendet tona fqinje dhe miq! Kishim biseda vërtet shumë të mira dhe prekëm shumë tema me interes të përbashkët. Si dy shtete fqinje, ne kemi një gjeografi të përbashkët, kemi një histori të përbashkët, por kemi edhe një të ardhme të përbashkët gjithashtu. Ashtu si në aspektin e së ardhmes sonë të përbashkët, ne biseduam tema, të cilat janë me interes për qytetarët e dy shteteve tona. Duke pasur parasysh se përcaktimet strategjike të dy shteteve tona janë integrimet euro-atlantike, dhe patjetër që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe unë dua të shfrytëzoj rastin për të shprehur falenderimet që ajo bën çmos që edhe Maqedonia të jetë sa më shpejt anëtare e NATO-s.
Akti i sotëm: nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është edhe një dëshmi më tepër për këtë përkushtim tonin dhe për ndihmën që e kemi nga Republika e Shqipërisë për euro-integrimin.
Takimet tona të këtij niveli shërbejnë si nxitje edhe për qeveritë tona, në mënyrë që ato të vazhdojnë përpjekjet për shumë çështje, të cilat ne i kemi prekur këtu dhe presim që në të ardhmen, të dyja qeveritë tona të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët, në të cilën do të diskutoheshin edhe këto tema që hapëm ne këtu.
Duke qenë se edhe Presidenti Topi e tha, bashkëpunimi politik që është në nivel të shkëlqyeshëm, për fat të keq, nuk përkon me bashkëpunimin tonë në fushën ekonomike. Vitin e kaluar kishim një shkëmbim tregtar prej 56 milionë Eurosh, dhe sufiçiti ishte në anën tonë – diçka që nuk është e mirë dhe një nga arsyet apo shkaqet për këtë, është edhe infrastruktura jo e mirë mes dy shteteve tona. Prandaj pikërisht edhe “Korridori 8” është me interes jetik, që të mundësojë bashkësitë tona afariste për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar mes dy shteteve, me qëllim që prodhimet dhe shërbimet maqedonase të jenë të arritshme edhe këtu, në Shqipëri si dhe anasjelltas, që prodhimet dhe shërbimet shqiptare të jenë të arritshme në Republikën e Maqedonisë.
Më gëzon fakti që turistët maqedonas vijnë gjithnjë e më tepër në bregdetin shqiptar, por shohim edhe interesin e turistëve shqiptarë, të cilët vijnë dhe praktikojnë turizmin, veçanërisht atë të dimrit, në Maqedoni. Ashtu siç biseduam, pikërisht këto tema ekonomike janë përparësore në bashkëpunimin tonë të ardhshëm, me qëllim që të dyja ekonomitë tona të shfrytëzojnë të gjitha potencialet që ofrohen nga të dyja vendet. Pikërisht për këtë qëllim biseduam edhe për lidhjen infrastrukturore, për ndërlidhjen energjitike që rajoni ynë të mundet të shkojë përpara me zhvillimin e vet ekonomik.
Gjithashtu u ngrit edhe çështja e të dyja bashkësive tona, të bashkësisë shqiptare në Maqedoni si dhe të bashkësisë maqedonase në Shqipëri. Jo vetëm në mënyrë simbolike, por edhe në mënyrë praktike, ato duhet të jenë urat e bashkimit. Prandaj edhe shprehëm interes për të drejta të caktuara, të cilat duhet të realizohen. Prandaj edhe ngritëm çështjen e shndërrimit dhe të krijimit të Katedrës së Gjuhës maqedonase në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Dhe shembulli, të cilin ne e japim nëpërmjet Marrëveshjes kornizë të Ohrit, është një shembull pozitiv që do të reflektohet në të tërë rajonin. Dhe ne me të vërtetë do të ishim shumë të lumtur në se ato parime të Marrëveshjes së Ohrit do të respektoheshin në të gjitha vendet e rajonit, për arsye se e ardhmja jonë e përbashkët është ajo që na detyron për këtë. Ne të gjithë pretendojmë të shkojmë në Evropë, por në fakt duhet që Evropa të vijë këtu tek ne, në mënyrë që ne të jetojmë vërtet në një vend evropian dhe e gjitha kjo në dobi të qytetarëve tanë.
Edhe njëherë ju falenderoj për ftesën, për mikpritjen e përzemërt që na keni rezervuar këtu!
Gazetari i Televizionit “SITEL”: President Topi, ju, edhe pse thatë se respektoni të gjitha të drejtat edhe nga Konventat evropiane dhe ndërkombëtare në drejtim të bashkësive minoritare, pse në formularët e regjistrimit në përcaktimin për përkatësinë etnike, nuk ekziston fjala ‘maqedonase’, ‘përkatësi etnike maqedonase’?
Presidenti Topi: Faleminderit! Së pari, kur unë fola për të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, u shpreha duke iu referuar në radhë të parë, Kushtetutës së Shqipërisë, e cila është një Kushtetutë e një vendi demokratik. Së dyti, iu referova Konventave ndërkombëtare, ku Shqipëria ka nënshkruar, ku i referohemi të gjitha standardeve që ka përcaktuar Këshilli i Evropës për të drejtat e minoriteteve. Iu referova të gjitha politikave të institucioneve të shtetit shqiptar që promovojnë integrimin e të gjitha pakicave, pa dallim. Nuk ka asnjë korrent politik në Shqipëri, nuk ka asnjë pozicion institucional në Shqipëri që të jetë kundër kësaj linje. Kjo është ajo që themi ne. Por, ka dhe një linjë tjetër, e cila çertifikon pikërisht këtë që themi ne. Janë delegacionet që vijnë nga Këshilli i Evropës, janë raportet e tyre, të cilat në linja të përgjithshme çertifikojnë pikërisht këtë që unë sapo shpreha. Përsa i përket çështjes së regjistrimit, natyrisht është një debat që realizohet pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Së pari, Shqipëria, institucionet e Shqipërisë janë shprehur për regjistrimin e popullsisë. Për këtë ka një kuadër ligjor, i cili është realizuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian, sepse një nga kërkesat që ka Shqipëria, është pikërisht edhe plotësimi i kushteve për të marrë statusin e vendit kandidat. Në këtë temë, e cila shoqërohet edhe nga një debat publik, debat qytetar, në të gjithë diskursin politik, por edhe atë qytetar, unë s’kam dëgjuar njeri që të thotë që jemi kundër regjistrimit të popullsisë, sepse shoqëria shqiptare, në një përqindje mbi 95-96%, ndoshta përqindja më e lartë mbi bazën e sondazheve për çështje të integrimit, është projektuar me dëshirën, me aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ndjeshmëria e madhe publike dhe qytetare, të cilën edhe unë si President, por edhe si qytetar e ndjek me shumë vëmendje, është sepse nga individë, nga apendikse të qarqeve ultranacionaliste, pavarësisht se nga cili vend, nga cili shtet tentohet që të hidhen parrulla, të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë natyral dhe ligjor. Pra, kur themi: “Regjistrimi është i domosdoshëm!”, duhet që ky regjistrim të jetë në përputhje të plotë në radhë të parë me të drejtën bazale të njeriut për t’u shprehur i lirë dhe për të mos qenë në presion, qoftë për shkak të natyrave politike të presioneve apo të interesave të caktuara financiare, ekonomike dhe çdo qëllimi tjetër.
Të jeni i sigurt, i nderuar gazetar, që populli shqiptar, institucionet e veta, kanë koshiencë të plotë edhe për këtë proces! Do t’i inkurajojnë që regjistrimi të bëhet në liri të plotë të zgjedhjes, mbi bazën e të gjitha standardeve ligjore, por nuk do të lejojmë që asnjë ultranacionalist, ngado që të vijë, të deformojë ligjin dhe tendencën natyrore dhe legjitime në Shqipëri, sepse Shqipëria është e projektuar në mënyrë shumë të qartë në të gjitha interesat euroatlantike, dhe këtë e ka në radhë të parë mbi bazën e një moderniteti dhe qytetarie që ekziston në mbarë shoqërinë shqiptare. Ne dëshirojmë fqinjësi të mirë dhe ju po e shikoni që, edhe në takimin e sotëm, kjo u demonstrua. Është shumë e rëndësishme që politika shtetërore e vendeve tona, e të gjitha vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor shkon në këtë linjë. Çdo tendencë tjetër nuk është në kuadrin e këtyre marrëdhënieve që janë të fiksuara, qoftë në legjislacionin e vendeve respektive, qoftë në dëshirën e mirë të politikës së vendeve tona.
Gazetarja Ina Mëhilli, Televizioni “News 24”: Pyetja ime është për Presidentin maqedonas. Zoti President, mendoni se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do të kishte shmangur incidentet e fundit mes etnive në Maqedoni, por edhe zhvillimet politike?
Presidenti Ivanov: Shkaku nuk është Marrëveshja kornizë e Ohrit, pasi Marrëveshja kornizë e Ohrit tani është Kushtetutë e Maqedonisë, dhe, siç tha edhe Presidenti Topi, duhet të respektohet rendi kushtetues në një shtet. Por, ende në hapësirat tona kemi njerëz të cilët bëjnë përpjekje të manipulojnë me emocionet, me ndjenjat e njerëzve. Dhe ndihet një tendencë e disa njerëzve që t’i mashtrojnë njerëzit në një bazë etnike, në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Dhe në kushte të atilla, çdo problem mund të problematizohet në realitet. Ashtu që çështje të këtilla duhet t’i zgjidhin institucionet, me informimin në kohë për arsyen ose shkakun për ngjarje të atilla.
Gazetari Kiro Kucovski, Televizioni “Kanali 5”: Pyetja është për të dy presidentët. Kush e pengon realizimin e kalimit kufitar në Gollobordë dhe si vlerësohen situatat vendore politike në lidhje me eurointegrimin, në të dyja vendet?
Presidenti Ivanov: Sa i takon kalimit kufitar të Gollobordës, mesa kam njohuri, është në proces dhe është në përfundim realizimi i atij kalimi kufitar, dhe unë së shpejti do të jem i ftuar atje për hedhjen e gurit të themelit të atij kalimi kufitar. Sa i takon pyetjes së dytë, në kushte demokratike, prisni prej aktorëve politikë që ata t’i respektojnë vlerat demokratike. Ne jemi përcaktuar t’i respektojmë vlerat evropiane, ashtu që pritet, nëse kjo ka të bëjë me situatën politike në vendin tim, pritet që prej të gjithë aktorëve politikë të sillen në mënyrë evropiane e jo ballkanike, për arsye se këtë e presin prej nesh edhe qytetarët tanë, por edhe miqtë tanë në Bruksel, ku të gjithë ne synojmë. Ishte edhe një apel për të gjithë politikanët që të sillen në mënyrë evropiane e jo ballkanike.
Presidenti Topi: Së bashku, ne kemi stimuluar hapjen e pikave të ndryshme kufitare që të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave. Të gjithë jemi dëshmitarë, që sidomos vitet e fundit, kjo është çështje që shikohet me shumë predispozicion nga të dyja palët. Është në proces, sikurse tha Presidenti Ivanov, çështje vetëm të karakterit teknik dhe aspak të një karakteri tjetër, s’ka pengesa. Pyetja që ka të bëjë me sjelljen evropiane, natyrisht nuk ka ndonjë etalon, sepse kjo pyetje ka një sens mjaft të gjerë. Të gjitha partitë politike janë projektuar si të tilla. Në varësi të implemetnimit të politikave të tyre, është pastaj edhe mbështetja elektorale, sepse e gjithë shoqëria shqiptare, jeton jo vetëm fizikisht në Evropë, por dëshiron që të jetë dhe të sillet si e tillë.