E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, nis vizitën shtetërore dyditore në Shqipëri

16 mars 2011

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mbërrin sonte për një vizitë shtetërore dyditore në vendin tonë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti maqedonas Ivanov do të pritet nesër paradite në një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, ku të dy homologët, pas një takimi që do të zhvillojnë kokë më kokë, do të kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare. Takimi do të vijojë me nënshkrimin, në prani të dy Presidentëve, të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Më pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Ivanov do t’i përgjigjen interesimit të medias në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Po nesër, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të zhvillojë takime të veçanta me personalitete të larta të shtetit dhe të politikës shqiptare. Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Ivanov do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të pakicës maqedonase në vendin tonë në ambientet e Hotel “Sheraton”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›