E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentit i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të zhvillojë vizitën e tij të parë shtetërore në Shqipëri

20 mars 2011

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të nisë nesër paradite vizitën e tij të parë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi.

Presidenti kosovar Pacolli do të pritet nesër paradite në një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, ku të dy homologët, pas një takimi që do të zhvillojnë kokë më kokë, do të kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare. Më pas të dy Presidentët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp për përfaqësuesit e mediave.

Po nesër, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të zhvillojë takime të veçanta me personalitete të larta të shtetit dhe të politikës shqiptare. Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite, ditën e martë, më 22 mars, Presidentit të Kosovës do t’i jepet titulli “Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës dhe më pas, do të zhvillojë një takim në Forumin e Biznesit Shqipëri-Kosovë. Tiranës. Presidenti i Kosovës do të përmbyllë vizitën e tij të parë si Kryetar Shteti në Shqipëri me një vizitë në qytetet e Krujës dhe të Lezhës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›