E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi do të marrë pjesë në Krans-Montanë

12/11/2009  Forumi në Francë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u nis dje në krye të një delegacioni zyrtar për në Francë, ku do të marrë pjesën në Forumin e Krans-Montanës. Aktiviteti që do të zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris, do të mbahet në datat 12–13 nëntor 2009 në pallatin e Asamblesë Kombëtare. “Bota pas G-20-s, qeverisja globale dhe lufta kundër krimit transnacional” është tema e këtij forumi, në një ndër seancat plenare të të cilit kryetari i shtetit do të mbajë fjalën e tij të rastit si i ftuar i veçantë. Të ftuar të posaçëm në këtë forum së bashku me Presidentin e Republikës do të jenë dhe princi Nikolaus Fon Lihtenshtejn, ambasador në Belgjikë dhe në Bashkimin Evropian, si dhe Ygete Labele, kryetare e “Transparency International”. Forumi do të drejtohet nga kryetari dhe themeluesi i forumit të Krans-Montanës, Zhan Pol Karteron. Forumi i Krans-Montanës është një forum ekonomik, ku marrin pjesë përfaqësues të lartë të shteteve. Si një aktivitet i përvitshëm, herën e fundit ai u zhvilluan në vendin tonë, ku Shqipëria është pjesëmarrëse e përhershme në këtë forum, e përfaqësuar në kohë nga krerët e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›