Topalli: Të drejtat e gjyqësorit nuk mund të cenohen nga askush
12/11/2009 Debati për Konferencën Gjyqësore, Kryetarja e Kuvendit takon Fanën dhe Lleshin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, referuar debateve më të fundit brenda gjyqësorit mbi nevojën për rizgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të Konferencës së Gjyqësorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka garantuar mbështetje të plotë të Kuvendit ndaj autonomisë së gjyqësorit. Paraditen e djeshme kryeparlamentarja, në kuadër të shqetësimit mbi këtë çështje, është takuar me të zgjedhurit e Kuvendit në KLD - Neshat Fana dhe Lefteri Lleshi. Numri dy i shtetit shqiptar, në kushtet kur ligji për Konferencën e Gjyqësorit nuk mund të miratohet për shkak të mungesës së opozitës në Kuvend, ia ka lënë në dorë zgjidhjen trupës së gjyqësorit. “Pavarësia e pushtetit gjyqësor është kushti themelor për funksionimin e shtetit ligjor. Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur tri të pestat për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton Parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të saj në KLD”, - theksoi Topalli në takimin e saj. Sipas saj, të drejtat e gjyqësorit për tu përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij e ka vetëm gjyqësori. “Të drejtat e gjyqësorit nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush. Është në të drejtën e gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD. Kushtetuta përcakton se balanca e përfaqësimit në KLD në favor të gjyqësorit me anëtarë të zgjedhur rregullisht dhe që përfaqësojnë vullnetin e Trupës, është parim themelor i ngritjes dhe funksionimit të KLD-së. Ky parim nuk mund të cenohet nga askush. Cenimi i tij është dhunim i drejtpërdrejtë i Kushtetutës”, - vijon Topalli në reagimin e saj. Në përfundim ajo përsëriti qëndrimin e prerë dhe të qartë të Kuvendit në mbështetje të trupës së gjyqësorit të vendit dhe të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo pesë vjet përfaqësuesit e vet në KLD. “Çdo qëndrim tjetër, i kujtdo individi, që pengon gjyqësorin në ushtrimin e të drejtave të veta është antikushtetues dhe i papranueshëm për Kuvendin e Shqipërisë”, - deklaroi kreu i Kuvendit.