Presidenti Topi e kalon në heshtje ligjin për prishjen e Piramidës
Presidenti Bamir Topi ka vendosur që ta kalojë në heshtje ligjin për prishjen e Piramidës, duke mos e dekretuar atë, por as duke mos e kthyer mprapsht.
Ndërsa ka kaluar afati prej 20 ditësh, koha e përcaktuar për dekretimin e një ligji, presidenti Topi nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke u distancuar kështu nga prishja e Piramidës.
Mbi presidentin Topi ka pasur një presion të hapur dhe publik nga ana e kryeparlamentares Topalli për ta dekretuar këtë ligj.
Megjithatë, presidenti, ndoshta për të mos e thelluar konfliktin me mazhorancën, e cila nuk lë rast pa e sulmuar, nuk i ka shkuar deri në fund kundërshtimit të prishjes së Piramidës, duke mos e kthyer mbrapsht ligjin që u miratua me votat e mazhorancës.