Presidenti Topi ftohet nga Presidenti kroat, Mesiç për të marrë pjesë në Samitin e Dubrovnikut.
25 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ftua sot nga Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, për të marrë pjesë, së bashku me të gjithë krerët e shteteve të rajonit ballkanik, në Samitin IV Ekonomik për Europën Juglindore, që do mbahet në Dubrovnik në datat 22-23 nëntor 2007.
Kjo ftesë iu dorëzua Presidentit Topi nga ana e Ambasadorit kroat në Tiranë, Darko Javorski, gjatë një takimi të zhvilluar sot në Presidencë, ku u vunë në pah marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona dhe përpjekjet për të realizuar aspiratën e përbashkët të integrimit në familjen europiane dhe euro-atlantike.