Presidenti Topi dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të At Zef Pllumit.
26 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes Pllumi, si dhe Arkipeshkvit të Metropolit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirditës për ndarjen nga jeta të At Zef Pllumit.
“Me hidhërim të madh mësova se At Zef Pllumi u nda nga ne. Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij burri të shquar, i këtij kleriku të përkushtuar, martirit të përvuajtur dhe shqiptarit të kulluar, na bën të përulemi me respekt para veprës së tij.
At Zefi i takon asaj plejade patriotësh, të cilët iu kundërvunë diktaturës së egër komuniste me zërin e shpirtit, me dashurinë e Zotit dhe në emër të kombit. Mbijetesa e tij ishte dëshmi e gjallë e ekzistencës së Zotit. At Zef Pllumi iu kundërvu si diktaturës ashtu edhe armiqve të kombit shqiptar. Ai ishte një hero i gjallë dhe do të mbetet i tillë në kujtesën historike të Shqipërisë, për të cilën luftoi në emër të idealeve më të shenjta të lirisë, përparimit dhe demokracisë.
Pastë dritë shpirti i tij!” – përfundon mesazhi i Presidentit Topi.