Presidenti Topi i dërgon një mesazh Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush.

25 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka shprehur nëpërmjet një mesazhi mirënjohjen e popullit shqiptar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush, me rastin e nëshkrimit të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
“I nderuar Zoti President,
Më lejoni që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të përzemërta për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme që i jepni Shqipërisë dhe popullit shqiptar!
Nënshkrimi nga ana Juaj e Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i mbështetur unanimisht nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rikonfirmoi besimin se vendi juaj mbetet aleati më i madh dhe i besueshëm i Shqipërisë.
Shpreh bindjen se vendimi juaj inkurajon proceset demokratike në Shqipëri e në të njëjtën kohë forcon vullnetin e popullit tim për të ndërtuar një shtet të së drejtës, të lirisë dhe të respektit ndërinstitucional, nje shtet të aftë për pwrballuar me sukses sfidat që e ardhmja i rezervon.
Duke Ju falënderuar edhe një herë, si dhe duke Ju siguruar për ndjenjat e thella të miqësisë së popullit shqiptar”, - thuhet në mesazhin e Kreut të shtetit shqiptar dërguar Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush.