Presidenti Topi uron Presidentin e Austrisë me rastin e Festës Kombëtare.

26 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Austrisë, Hainc Fisher me rastin e Festës Kombëtare, në të cilën i dërgon përshëndetjet më të sinqerta dhe urimet më të mira për lumturi dhe mirëqenie.
“Më lejoni, Zoti President, të ve në dukje se ne vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike, si dhe të shpreh besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje.
Nënvizoj, me këtë rast, angazhimin tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, dhe bindjen për konsolidimin e thellimin e gjithanshëm të tyre.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.