E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh ish-Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç

18 shkurt 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi ish-Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç.

“I nderuar Zoti Mesiç,
I dashur mik,

Më lejoni t’ju shpreh konsideratën më të lartë për kontributin Tuaj të vyer në interes të popullit dhe vendit tuaj gjatë kohës që Ju ishit në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, këtij vendi mik të Shqipërisë.

Me këtë rast dëshiroj t’ju shpreh, në emër të popullit shqiptar, mirënjohjen e sinqertë për rolin tuaj të rëndësishëm në intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve të miqësisë e të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve tona, si dhe në promovimin e vlerave universale të drejtësisë, bashkëjetesës, paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

Vizitat tona në Tiranë e Zagreb, si dhe intensiteti i këtyre takimeve janë mesazhe të rëndësishme të forcimit të marrëdhënieve shembull midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe rolit të vlerësuar të vendeve tona në rajon.

Me urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e familjes suaj, si dhe për mirëqenien e zhvillimin e popullit mik kroat.”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›