Presidenti Topi zhvillon takimin e tij të parë me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç.

18 shkurt 2010
Zagreb,Kroaci
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati sot një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, menjëherë pas ceremonisë së inaugurimi të tij në këtë detyrë, të mbajtur sot në Zagreb dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore.
Presidenti Topi i shprehu homologut të tij kroat urimet me të mira për zgjedhjen në postin e Presidentit dhe marrjen e detyrës, si dhe shprehu kënaqësinë e këtij takimi të parë me bindjen për vazhdimësinë e takimeve e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen.
Në vijim të takimit, Kryetari i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria ka me Kroacinë, duke shprehur vullnetin dhe angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona, e sidomos të atij ekonomik për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomiko-tregtare.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi e njohu Presidentin kroat Josipoviç me zhvillimet më aktuale në Shqipëri për realizimin e reformave integruese të vendit në Bashkimin Evropian. Presidenti vuri në dukje se shteti shqiptar dhe qytetarët shqiptarë janë të vetëdijshëm për të gjitha sfidat me të cilat do të përballen në vijimësi për të qenë dhe për të ruajtur standardet e familjes evropiane dhe për këtë nënvizoi përkushtimin e plotë maksimal të tyre. “Ne përgëzojmë progresin e arritur nga Kroacia dhe çeljen e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE, si dhe vlerësojmë veçanërisht të rëndësishme përvojën e Kroacisë në procesin e përbashkët për integrim në strukturat e saj”, - theksoi Presidenti Topi. “Në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave që po përpiqemi të arrijmë me BE-në, do të vlerësonim hapat që pala kroate do të ndërmerrte ndaj Shqipërisë për heqjen e sistemit të vizave nga pala kroate”, - u shpreh Kryetari i Shtetit.
Gjithashtu, Presidenti Topi vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin midis dy vendeve tona në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe nënvizoi angazhimi maksimal të Shqipërisë dhe Kroacisë përkrah aleatëve në kapërcimin e sfidave të ndryshme globale, në rrjedhën e të cilave tashmë dy vendet tona janë bërë pjesë.
Duke folur për situatën në rajonin e Ballkanit, Presidenti Topi dhe Presidenti kroat Josipoviç vunë në dukje kontributin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kroacia kanë dhënë dhe japin për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, si dhe për praninë e tyre përkrah misioneve ushtarake të NATO-s, në Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë etj. Në këtë ditë të dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dy Presidentët ndanë mendimin se tashmë në rajonin e Ballkanit mbizotëron një realitet i ri politik e diplomatik dhe se e ardhmja e tij është e projektuar qartë në familjen e madhe evropiane.
Nga ana e tij, Presidenti i Kroacisë, Josipoviç, falënderoi Presidentin Topi për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit kroat në këtë detyrë. Ai vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë në rrugën e reformave, sidomos hyrjen në NATO, duke inkurajuar për vazhdimin e rrugëtimit integrues të vendit tonë në Bashkimin Europian.