E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl

24 tetor 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, ku shprehen ngushëllimet e thella e të sinqerta për humbjet njerëzore, pësuar nga tërmeti në pjesën lindore të Turqisë.

“I nderuar Zoti President,

Me hidhërim thellë mësova mbi dëmet e mëdha njerëzore dhe materiale në disa qytete pas tërmetit në pjesën lindore të Turqisë, ku humbën jetën mbi 200 qytetarë turq.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të të humburve, si dhe të gjithë popullit mik të Turqisë. Në këto çaste të vështira theksoj se populli shqiptar ndihet pranë jush dhe ndan dhimbjen tuaj për këtë fatkeqësi të madhe natyrore.

Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, - shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit Shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›