E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE, kritika për Maqedoninë

SHKUP- Moszgjidhja e emrit, sistemi juridik, gjendja e mediave dhe raportet ndëretnike, janë pikat kritike që do të përshihen në raportin e KE-së për Maqedoninë.

Agjencia e lajmeve INA, bën me dije se raporti i progresit që do të publikohet në muajin tetor do të pasqyrojë një gjendje të ‘status-quo’-s në Maqedoni, me vlerësime shumë negative.

Vlerësimi i vetëm pozitiv pritet të jetë rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mbajtjes së tyre dhe procesit post-zgjedhor me formimin e Qeverisë.

Raporti si pika kritike do të trajtojë mungesën e reformave në drejtësi dhe ndërhyrjen e pushteteve, reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe gjendjen e medieve, ndërsa do të përfshihen edhe marrëdhëniet ndëretnike që janë të provokuara nga projekti ‘Shkupi 2014’.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›