E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Marrëveshja për doganat vulos zmbrapsjen e Thaçit nga veriu

PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje e cilëson marëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për vulat doganore si zbrasje e kryeministrit Thaci, nga veriu i vendit.

Anëtari i kësaj lëvizjeje, Xhelal Sfeqla, tha se “me marrëveshjen e arritur është vulosur kthimi në gjendjen e para 25 korrikut”, raporton Europa e Lirë.

Komenent e tij Sfeqla i bëri në një konferencë për media e cila u mbajt të dielën, një ditë pas arrestimit të mbi 30 aktivistëve të Vetëvendosjes.

Aktivistët e Vetëvendosjes u ndaluan, pasi gjuajtën me domate veturën e zyrtare e shefes së delagacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, pas kthimit të saj nga Brukseli ku ajo kishte mbajtur takimin e radhës me homologun serb, Borko Stefanovic.

Vetëvendosja akuzoi qeverinë e Kosovës dhe policinë për ‘dhunën’ e ushtruar ndaj pjestarëve të saj gjatë arrestimit.

‘Edita Tahiri me marrëveshjen e arritur ka vulosur dështimin e maskaradës së reciprocitetit që realisht nuk është implementuar kurrë’, - tha Sfeqla.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›