E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kullat binjake prej 3 dekadash ne celuloidin e filmit

Per afro 30 vjet kullat binjake te Qendres Boterore te Tregtise ishin nje pjese e pandare e horizontit njujorkez. Keto ndertesa gjigande me nga 110 kate simbolizonin forcen dhe vitalitetin e vete qytetit. Ato ishin gjithashtu vete pulsi i distriktit financiar ne Mahatanin e poshtem. Ne te njejten kohe keto krijime mbreselenese te inxhinierise dhe arkitektures u bene personazhe te preferuara edhe ne kulturen e kohes. Ato jane shfaqur ne mbi 1 mije filma. Per shume njerez ne te gjithe boten ato ishin simbol i Nju Jorkut dhe i Amerikes

Ne vitin 1978 bota i kishte syte tek Supermeni heroi amerikan qe sillte drejtesine ne qytetin Metropolis.

Ky ishte realizimi i pare ne serialin e filmave me personazhin Supermen luajtur nga aktori Kristofer Rivs. Nju Jorku sherbente si skene per nje pjese te madhe te filmit.

Ky film eshte simbol i madheshtise amerikane. Jo madheshtise se objekteve apo simboleve te tradites pasi kullat ishin moderniste nga arkitektura. Por madheshtise qe shoqerohet me fuqine amerikane.

Per vite me radhe kritiku i filmit Dejvid Sterit ka jetuar prane kullave binjake

Kurre nuk me kane pelqyer nga pikepamja arkitekturore. Pa disktutim kishin permasa gjigande. Per nje fare periudhe ishin kullat me te larta ne bote dhe perfaqesonin nje fare triumfalizmi amerikan. Pra jo vetem faktin qe ne ngreme ndertesat me te larta por i ngreme dy here rresht.

Thjesht madhesia e tyre e bente te veshtire ti injoroje keto kulla thote kritiku

Ato shihen ne filmin Wall Street si dhe ne hapje te filmit The bonfire of the Vanities te Brajan de Palmas.

Te dy filmat nenvizojne arrogancen dhe makuterine e Wall Streetit ne vitet 1980.

Edhe filmi Working Girl i regjisorit Majk Nikols i pasqyron keto ndertesa si simbole te forces.

Por kete radhe e forces se grave ne vendin e punes. Ne qender te subjektit eshte Tesa nje vajze nga klasa punetore nga Staten Ajlend i Nju Jorkut vetem pak minuta me traget nga Manhatani. Ajo enderron qe nje dite te gjeje vendin e saj ne qendren financiare te qytetit dhe me ne fund ia del

Me 1979 u realizua nje interpretim i ri i filmit King Kong... ku gorilla gjigande hipen kete radhe ne kullat binjake dhe jo ne ndertesen Empire State.

Por pamjet me dramatike ishin ato te vitit 1974...kur akrobati francez Filip Petit ne menyre te paligjshme vendosi nje tel lidhes mes dy kullave dhe pershkoi distancen mes tyre per 45 minuta. Policia u gjet e papergatitur para ketij spektakli.

Dokumentari i vitit 2008 Man on Wire e perjeteson kete sipermarrje me fotografi mahnitese dhe pamje te xhiruara gjate tentatives se akrobatit. Ishte nje shembull i persosur i triumfit te njeriut mbi kullat gjigande.

Kullat moren edhe ngjyrime romantike ne filma te tjere si Moonstruck i vitit 1987ku ato perbejne sfondin nostalgjik njujorkez te historise se dashurise se Loreta Kastorinit nje vejushe italo-amerikane qe bie ne dashuri me nje bukepjekes luajtur nga Nikolas Kejxh.

Ne nje moment emocional nje hene e plote ndricon mbi distriktin Bruklin duke ndezur kujtime romantike tek banoret ndersa kullat ndricojne ne sfond.

Por edhe filmat dramatike kane gjetur frymezim prane kullave binjake. Ne filmin Independence Day te regjisorit Roland Emerik...qenie jashtetokesore shkaterrojne nje nga nje simbole te fuqise amerikane perfshire edhe Qendren Boterore te Tregtise.

Kullat binjake jane shkaterruar ne filma te ndryshem dramatike kohe perpara sulmeve te 11 shtatorit. Por askush nuk guxonte te bente skena te tilla pas 11 shtatorit.

Ne disa raste thote kritiku Sterit kineastet sakrifikuan skena qe kishin ne sfond kullat binjake per te mos ofenduar publikun.

Nje prej ketyre skenave ishin keto xhirime nga Nju Jorku per filmin Spiderman te vitit 2002. Kritiku i filmit thote se eliminimi i skenave eshte i panevojshem. Por njujorkeze te mbledhur ne kuoten zero e komentojne ne forma te ndryshme nje vendim te tille.

Disa te aferm te mi gjeten vdekjen kur u rrezuan kullat. Prandaj kam gjithnje kujtime te dhimbshme prej tyre.

Kur i shoh ne film me duken te mrekullueshme por pastaj kur i afrohemi Manhatanit dhe nuk i shoh ne sfond me krijojne nje boshllek brenda vetes.

Kritiku Dejvid Sterit thote se ky boshllek eshte mese i dukshem ne filmin 25th Hour te regjisorit Spike Lee vete nje njujorkez i mirefillte.

Kamera perqendrohet ne dy burime drite qe ngrihen drejt qiellit aty ku dikur ngriheshin kullat binjake si dy gjymtyre qe do ti mungojne perjete Nju Jorkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›