E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, i gatshëm për dekretimin e ligjit të dosjeve

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë një vizitë të zhvilluar ditën e djeshme Qendrën e të Moshuarve në kryeqytet, për të uruar Festat e fundvitit, i është përgjigjur interesimit të mediave për sa i përket ligjit të dosjeve.
Lidhur me këtë çështje Kreu i Shtetit ka deklaruar se “Unë në natyrën time, nuk bëj koment mbi komente, por duke qenë gjithmonë në një pozicion respekti ndaj medias dhe transparencës publike, do të bëja thirrje që t’i ktheheni arshivës. Secila nga mediat ka arkivin e vet, dhe aty do të gjeni të gjitha deklaratat e mia, për sa i përket çështjes së dosjeve”, tha Topi. Duke u ndalur më konkretisht tek ligji “Për pastërtinë e figurave të ish-zyrtarëve të lartë, Presidenti Topi u shpreh se “ Në rast se do të më pyesnit si politikan, gjithmonë kam qenë i hapur për ta parë këtë çështje sa më shpejt, në mënyrë sa më profesionale, në mënyrë sa më të gjerë, sa më komplekse, dhe natyrisht që, ai që kërkon të bëjë karrierë, natyrisht që ka disa detyrime parësore dhe kjo në radhë të parë ka të bëjë me pastërtinë morale. Për të folur si President pastaj, si President unë flas nëpërmjet dekretit”, tha Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›