E Diel, 1 Nëntor 2026

Trompoza në këmbë shtron në spital ish-kancelarin gjerman

Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt i është drejtuarur spitalit pasi një trompoze i ka prekur njërën këmbë.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se mjekët kanë deklaruar se situata nuk është dramatike dhe se shëndeti i ish-kancelarit, tashmë 92-vjecar është i qendrueshëm.

“Besojmë se javën tjetër zoti Schmidt mund të rikthehet në shtëpinë e tij”, citohen mjekët nga mediat vendase.

Helmut Schmidt drejtoi ish-Gjermaninë Perëndimore nga viti 1974 deri në vitin 1982, vit në të cilin u pasua nga kancelari më jetëgjatë në Gjermani, Helmut Kohl.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›