E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të medias lidhur me dekretimin e qeverisë së re.

14 shtator 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me procedurën e shqyrtimit dhe dekretimit të ministrave të propozuar për qeverinë e re.

Pyetje: Kur do të dekretohen ministrat?

Presidenti Topi: Së pari po i përgjigjem pyetjes se kur do të dekretohen ministrat. Dëshiroj që pas këtij aktiviteti, unë do të kthehem në zyrë për të vazhduar atë procedurë, që ka filluar dy-tre ditë më parë në plotësim të të gjitha detyrimeve të mia kushtetuese dhe ligjore.

Pyetje: A do të dekretohen të gjithë emrat e propozuar, meqenëse zoti Mediu sot është në proces gjyqësor?

Presidenti Topi: Natyrisht ju e dini që në Shqipëri pushtetet janë të ndara. Sikurse jam shprehur edhe në shumë momente të tjera, preokupimi im kryesor është që të mos devijoj për asnjë çast nga zbatimi i neneve të Kushtetutës, i gjithë kuadrit ligjor që rregullon aktivitetin e Presidentit në raport edhe më çështjen në fjalë. Çka do të thotë që në të gjithë procesin tim të dekretimit unë i referohem në mënyrë shumë rigoroze detyrimit kushtetues, ndërsa përsa i përket çështjes së këndvështrimit politik edhe moral, natyrisht që ky është një ekskluzivitet i propozuesit, që në rastin konkret është Kryeministri. Kështu që prisni…

Pyetje: Ka precedentë të refuzimeve publike nga presidentë të mëparshëm. Ju do i ndiqni?

Presidenti Topi: Në punën time, nuk eci me precedent, ç’është e vërteta. Unë eci me atë kuadër kushtetues e ligjor që unë kam në punën time. Nëse do të veproj ndryshe, do të jeni jut ë parët që do të ngreni pyetjen përse unë lëviz nga Kushtetuta. Por jam shumë i kujdesshëm. Në punën time, jam shumë i ftohtë, jam pa emocione. Dikur kam qenë edhe unë në politikë dhe jo në pak raste kam folur edhe me emocione. Sot nuk më lejohet, kështu që të jeni të sigurtë që pushtetet janë të ndara sikurse thashë. Morali politik është diku tjetër, aty ku bëhet politika. Presidenti ecën me ligjin dhe me kuadrin kushtetues. Kjo është e gjitha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›