Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në qytetin e Kuçovës

17 tetor 2011
Kuçovë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Kuçovës, ku u prit në një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt nga Kryetari i Bashkisë, Bardhyl Gjyzeli, Ministri i Kulturës dhe i Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, Bogdan Zdrojevski, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, këshilltarë bashkiakë, intelektualë e banorë të tjerë të qytetit.
Pas pritjes, Kryetari i Shtetit dhe të pranishmit e tjerë zhvilluan një takim në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, ku, mes te tjerash, vlerësuan punën dhe veprimtarinë e inxhinierit polak Stanisllav Zuber, po ashtu dhe marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Polonisë.
Vizita e punës e Presidentit Topi ka vijuar me pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të bustit të Prof. Stanisllav Zuber, inxhinierit polak të gjeologjisë që me përkushtim të veçantë punoi për nxjerrjen e naftës dhe gazit në zonat përreth Kuçovës, qytetit të vogël por me histori të lashtë të Shqipërisë.
Pas fjalës së mirëseardhjes, ku shprehu në mënyrë të veçantë falenderimet dhe nderimet për praninë e të ftuarve, Kryetari i Bashkisë së qytetit, Bardhyl Gjyzeli, ftoi Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, Bogdan Zdrojevski, të zbulojnë monumentin e gjeologut të shquar, Stanisllav Zuber. Ky moment emocionues ka vazhduar me mbajtjen e fjalës përshëndetëse nga Ministri i Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, z. Bogdan Zdrojevski dhe homologu shqiptar z. Aldo Bumçi, e pasuar nga fjala e ambasadores së Polonisë.
Më tej, pas ekzekutimit të himneve kombëtare të Shqipërisë e Polonisë dhe leximit të dekretit të dekorimit, Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Polonisë në Tiranë, zonjës Irena Tatarzinska, Urdhrin “Nënë Tereza”, për Ing. Stanisllav Zuber (Pas vdekjes), me motivacionin: “Me mirënjohje dhe respekt, inxhinierit të shquar polak dhe specialistit të njohur të shkencave gjeologjike, i cili me studimet dhe kërkimet në vendin tonë, me zbulimet e vendburimeve të naftës dhe gazit të Kuçovës, vuri gur themeli në gjeologjinë shqiptare të naftës, me impakt dhe vlera të padiskutueshme edhe sot”.
Pasi falenderoi, përshëndeti e vlerësoi lart këtë eveniment, Ambasadorja Tatarzinska në emër të shtetit polak vendosi një tufë me lule pranë Monumentit të inxhinierit gjeolog, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami.
Ndërsa, Kryetari i Shtetit Shqiptar, në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh:
"Është një moment mjaft emocionues, kur të gjithë së bashku, po nderojmë një figurë, e cila dekada më parë ishte në mes të banorëve të kësaj zone dhe pas kaq vitesh, vjen sërish midis jush. Është fjala për të madhin Profesor Stanisllav Zuber, i cili kontribuoi njësoj si të gjithë shqiptarët shkencëtarë për Shqipërinë, për banorët e saj, në mënyrë të veçantë për banorët e Kuçovës.
Është detyrim qytetar, detyrim moral, por edhe institucional që të nderojmë së bashku këtë figurë, e cila pati një fund tragjik, pikërisht në vitin 1947, në fillimin e një persekutimi që do ta çonte atë në një fund tragjik. Dëshmia e shkrimtarit të madh Petro Marko si një dëshmitar okular dhe autentik, përshkrimi i tij, tregon atë që pësoi Profesor Zuberi në burgjet e diktaturës. Ne i jemi mirënjohës këtij shkencëtari të madh polak, i cili në identitetin e tij, vërtet lindi dhe u formua në Poloni, por po aq u transformua në shqiptar, duke kontribuar si pak njerëz në forcimin e shkencës së gjeologjisë e duke kontribuar në mënyrë shumë cilësore në këtë shkencë. Por mbi të gjitha duke mbetur një njeri me vlera të rralla, i cili sot vjen në memorien e shumë qytetarëve për gjithçka ai ka bërë jo vetëm për Kuçovën, por për të gjithë Shqipërinë.
Unë sot e kam dekoruar këtë shkencëtar të madh me Urdhrin “Nënë Tereza”. Nënë Tereza për shqiptarët është një figurë e madhe. Ne krenohemi me këtë figurë, një grua e vogël me një shpirt të madh që u bë figurë emblematike për mbarë njerëzimin për tiparet e saj njerëzore, për shërbimin e saj ndaj njerëzve në nevojë. Dje ne kemi përkujtuar një ngjarje tjetër që lidhet me një njeri të madh, i cili vjen nga kombi polak, Papa Gjon Pali II, i cili bëri shumë jo vetëm për Poloninë, por bëri shumë për mbarë njerëzimin, për vendet e Lindjes së Evropës që të çliroheshin nga diktatura komuniste. Bëri shumë edhe për Shqipërinë. Të gjithë i kemi të pashlyera imazhet e takimeve që thanë shumë për njerëzimin të Gjon Palit II dhe Nënë Terezës. Ne jemi krenarë për këto dy figura. Jo rastësisht u zgjodh që për Profesor Stanisllav Zuberin të jepet Urdhri “Nënë Tereza” për ta vlerësuar atë si shkencëtar, por edhe si njeri me vlera humane. Kjo ngjarje sot patjetër që të sjell në vëmendje nevojën për të qenë mirënjohës për këto figura që kanë kontribuar. Unë i jam mirënjohës të gjithë atyre që propozuan dhe kontribuan. I jam mirënjohës popullit të Kuçovës, i cili ka ardhur sot në këtë shesh për ta kujtuar këtë figurë. U jam mirënjohës të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër veprën e Profesor Zuberit. Fakti që Profesor Zuberi kthehet sot mes jush, në qendrën e këtij qyteti, tregon se ky qytet, ky vend ka memorie. Është shumë e rëndësishme që Profesori Zuberi, sikurse e thashë edhe në një takim pak më parë u bë pjesë e jetës së shqiptarëve, të fatit të mirë të tyre, por edhe të fatit tragjik. Por sot fatmirësisht jemi në një situatë demokracie, kur dimë se si t’i vlerësojmë këta njerëz, dimë t’i vendosim në piedestal dhe me shumë respekt të kujtojmë veprën e tyre, sepse kjo vepër vlen jo vetëm për ne që jemi sot, por jam i bindur edhe për brezat që do të vijnë, pavarësisht nga profesioni që do të kenë, qofshin këta në fushën e gjeologjisë, por edhe në fusha të tjera për të tregur se para se të jesh profesionist, duhet të jesh njeri me vlera të larta.
Unë dëshiroj të vlerësoj praninë e Ministrit të Kulturës së Polonisë! Të vlerësoj përshëndetjet e Presidentit dhe të Kryeministrit të Polonisë dhe t’i siguroj që Shqipëria i është shumë mirënjohëse Polonisë për të gjithë ndihmën që ka marrë në rrugën e integrimit euro-atlantik! Së bashku ne jemi aleatë në NATO, por jam i bindur, sikurse unë edhe të gjithë shqiptarët, që në një të ardhme shumë të afërt, do të jemi edhe zyrtarisht në familjen evropiane! Edhe njëherë ju falenderoj për praninë tuaj! Urime dhe besoj që, që të gjithë në kujtesën tonë do të kemi të madhin Profesor Stanisllav Zuber!"