Presidenti Topi ia beson Gjykatën e Lartë Shpresa Beçajt
Tiranë - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje emërimin e Shpresa Beçaj në krye të Gjykatës së Lartë, e cila zëvendëson në këtë detyrë Thimio Kondin, i larguar për shkak të përfundimit të mandatit. Sipas Kushtetutës, anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Sipas të njëjtës procedurë, një nga anëtarët emërohet Kryetar, që do të thotë se pas emërimit nga Presidenti i Republikës, Beçaj duhet të marrë pëlqimin e Kuvendit. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. Emrat më të debatueshëm për postin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë mendohet se patën qenë katër. Gjatë takimit të ditëve më parë, Presidenti u tha anëtarëve të Gjykatës së lartë se ky proces ishte drejt përfundimit. Pak ditë na ka mbetur që të mësojmë zyrtarisht emrin pasardhësit të Thimjo Kondit. Deri në atë ditë emrat më të lakueshëm dhe më të pranueshëm për kreun e shtetit mbeten Gani Dizdari, Ardian Nuni, Ardian Dvorani dhe Shpresa Beçaj. Të njëjtat burime patën sqaruar se Dizdari është shprehur se e vlerëson këtë post por ka dëshirë të mbetet anëtarë i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Kolegjit Penal. Ndërkohë medalja e disa muajve më parë për gjyqtaren Shpresa Beçaj ishte një tjetër sinjal i parakohshëm që na dha presidenti Bamir Topi. Ajo jo vetëm i plotëson kriterin e eksperiencës, integritetit moral por edhe si përfaqësuese e denjë e kësaj gjykate prej disa vitesh që ka prekur dhe institucione të tjera të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Megjithatë jo pas mbeten dy kandidaturat e tjera Nuni dhe Dvorani. Me një karrierë akademikë, të cilësuar si drejtues dhe menaxherë të zotë të cilët që të dy kanë një mandat të gjatë përpara për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.
9 Tetor 2008