E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit që kanë përfituar shtepi



Laureta Rryçi

Tiranë - Zbardhet skema se si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë që kanë përfituar pasuri të paluajtshme falë vendimeve të mëparshme. Për ta realizuar këtë Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave, Entin Kombëtar të Banesave dhe Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë formularin e ri që duhet të plotësojnë ish-të dënuarit politikë për të mësuar nëse do t’u zbriten nga shuma në total ato që kanë përfituar më parë.
Përllogaritja
Përfitimet do të llogariten edhe nëse janë marrë në formën e lekëve, letrave me vlerë apo në formën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi ka përcaktuar që do të ketë dy formularë për ata që kanë përfituar në lekë dhe në letra në vlerë dhe për ata që kanë përfituar në pasuri të paluajtshme. Ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblim, duhet të plotësojnë formularin me të dhëna të sakta pasi rrezikojnë të përballen me ligjin për të dhëna të rreme. Madje jo vetëm kaq, por vendimi ka përcaktuar që ish-i dënuari humbet çdo të drejtë për të përfituar dëmshpërblim nëse deklaron të dhëna të rreme. Vendimi ka përcaktuar rregulloren për përfituesit që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Për ata që ndodhen brenda vendit ka përcaktuar si institucionin për formularët e vetëdeklarimit Postën Shqiptare, ndërsa për përfituesit që janë jashtë vendit do të komunikohet nëpërmjet shërbimit konsullor në shtetin ku ndodhen.
Për pasuritë e paluajtshme
Çdo kërkues, brenda dhjetë ditësh nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në pasuri të paluajtshme, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë, së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit ë plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, u dërgon Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga një kopje të formularit të plotësuar dhe u kërkon të verifikojnë përfitimet në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë në ligjet e mëparshme. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi verifikojnë, secila, përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat arkivore që kanë, i dërgojnë Ministrisë së Drejtësisë përgjigje zyrtare për masën e zbritshme të përfitimit. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Pasurive të Paluajtshme, brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës, i japin përgjigje sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është shuma në lekë si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zdritshme është shuma në lekë si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Paraqitja në Ministrinë e Drejtësisë e formularëve të vetëdeklarimit nga ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, kryhet brenda territorit të vendit vetëm me anë të Postës Shqiptare. Për kërkuesit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i këtij formulari kryhet nëpërmjet shërbimit konsullor përkatës. Punonjësi përgjegjës e përfshin këtë formular në dosjen individuale përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së përcaktuar prej tyre nga shuma e dëmshpërblimin, e përllogaritur sipas nenit 6 të ligjit që u miratua në fundvitin e 2007-s për të përndjekurit politikë.

Box
Formular vetëdeklarimi
“Mbi përfitimet në pasuri të paluajtshme”
Të dhënat e vetëdeklaruesit:

Mbiemri, emri
Atësia, mëmësia
Datëlindja
Vendlindja
Dokumenti identifikimit (një kopje bashkëngjitur formularit)
Mbiemri, emri i ish-të dënuarit politik
Numri dhe data e dosjes personale
Titulli i pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme (një kopje bashkëngjitur formularit)
Deklaroj me vullnetin tim të lirë se:
Kamkemi përfituar dëmshpërblim për dënimin e padrejtë politik banesëapartamentlokaltokë, në vlerën......lekë të reja në kohën e përfitimit

Nuk kamkemi përfituar dëmshpërblim as në të holla dhe as në lekë
Deklaruesi
.......
Emër, mbiemër, nënshkruesi

Autorizim. Deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe autorizoj kontrollin e vërtetësisë së tyre nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

........ ........
Nënshkrimi i deklaruesit Vendi dhe data e nënshkrimit

Shënim. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe passjell përjashtimin tuaj nga çdo procedurë e mëtejshme

Box

Skema për ish-të dënuarit që kanë marrë para ose letra me vlerë
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si më poshtë vijon: Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zdritshme të dëmshpërblimit, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitim i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitimi i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.

Lista me emrat që kanë përgjigje
Fitim Ismail Naxhije Cami 2/6/1951 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 5304 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nexhat Jahja Nurian Caco 15/5/1915 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 5313 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhafer Xhemal Seide Kondi 5/5/1923 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11412 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Halim Xhelil Dud Kaloshi 28/9/1929 Sine, Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 11413 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Abedin Beqir Lutfie Destani 21/4/1920 Maqedoni Dënim me Burg E papërcaktuar 5319 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hasan Mero Hanëme Mero 17/7/1912 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 5320 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vita Harallamb Albina Harapi 11/3/1966 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5308 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Selim Mustafa Areti Ludvig 14/5/1968 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 5311 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Viktor Sotir Klanthi Stratobërdha 15/5/1925 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 5309 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vuksan Niko Ikona Dashiç 22/10/1925 Plav Dënim me Burg E papërcaktuar 5307 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mehmet Kapllan Sabrije Mehaj 29/4/1935 Trush, Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11414 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llambi Thoma Sofije Plasoti 10/4/1932 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 11415 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ramadan Sulejman Hazize Sheri 4/5/1883 Galibaq, Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 11400 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ismail Myftar hamide Keta 25/5/1905 Klos Dënim me Burg E papërcaktuar 11404 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nebi Maksut Sembo Meto 9/7/1902 Gostivisht, Kolonjë Dënim me Burg E papërcaktuar 11401 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Qamiran Shaban Emine Qosja 15/10/1923 Stropan, Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 11282 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Çaush Asllan Naze Mekolli 15/2/1907 Bllace, Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 11283 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Xhevdet Shaban Hava Kraja 4/7/1918 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11192 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Foto Dhimitër Nare Bala 14/2/1910 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11284 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qazim Selman Hava Laçi 7/8/1901 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 11190 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Myhsin Eljaz Mejreme Muka 10/3/1901 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 11193 16/6/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)

9 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›