Presidenti Topi konfirmon vizitën e tij në Kosovë
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në datat 8 dhe 9 Janar. Topi do të vizitojë Kosovën , me ftesë të homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu.
Pritet që në fokus të bisedimeve që kreu i shtetit do të zhvillojë me personalitete larta të Kosovës, të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë. Vizita e parë zyrtarë në Kosovën e pavarur shënon edhe nisjen e axhendës zyrtare të Presidentit.
Hera e fundit që Presidenti Topi vizitoi Kosovën ishte afërsisht një muaj përpara shpalljes së pavarësisë , konkretisht në 25 janar 2008.
"Emocionet janë shumë të freskëta, sepse unë e realizova vizitën përpara shpalljes së pavarësisë, ku ndjehej një dëshirë e jashtëzakonshme e të gjithë popullit të Kosovës për të qenë të pranishëm dhe për ta realizuar sa më shpejt aktin e shpalljes së pavarësisë", është shprehur Presidenti Topi, gjatë një interviste dhënë në ditët e fundit të vitit 2008.
(e.n/atsh/ Balkanweb)