Presidenti Topi letër ngushëllimi Obamës
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për ngjarjen e 2 marsit, ku dy ushtarë amerikanë humbën jetën nga një sulm me armë në Aeroportin e Frankfurtit dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. “Me hidhërim shumë të thellë mora lajmin makabër të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një dorë kriminale dhe terroriste, që preku rëndë ndjenjat e kombit shqiptar dhe atij amerikan, në një moment të shkëlqyer të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy popujve e vendeve tona”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.