E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA: akti i Ukës nuk cenon miqësinë tonë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë reagon për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Ambasada e ShBA-ve shpreh mirënjohje për ngushëllimet e shprehura nga populli shqiptar, ndërsa thekson se akti i një individi të vetëm nuk mund të cenojë marrëdhëniet e dy vendeve. “Akti i një individi të vetëm nuk mundet në asnjë mënyrë të ndikojë miqësinë e thellë dhe jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe as marrëdhënien jashtëzakonisht miqësore dhe të afërt që popujt dhe qeveritë tona ndajnë”,- theksohet në deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›