Presidenti Topi merr mbështetjen e plotë të Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

27 dhjetor 2008
Pragë, Çeki
Presidenti Republikës, Bamir Topi u prit sot në një takim nga Presidenti çek Vaslav Klaus, i cili shprehu vullnetin dhe mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë këtij takimi, që u zhvillua në kuadrin e një vizite të shkurtër të Kreut të shtetit shqiptar në Republikën e Çekisë, Presidenti Topi shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe angazhimin e Çekisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe për gatishmërinë e institucioneve çeke për të ofruar përvojën e tyre në këto drejtime.
Të dy Presidentët nënvizuan në këtë takim nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Çekisë, në të njëjtën kohë shprehën vullnetin për intesifikimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e investimeve çeke në vendin tone dhe liberalizimin e regjimit të vizave.
Presidenti Topi vuri në dukje se: “me gjithë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike të shënuar gjatë kohëve të fundit, përsa i përket bashkëpunimit ekonomik dypalësh ka ende shumë për të bërë, duke patur parasysh se tradicionalisht Çekia ka qenë një nga partnerët kryesorë ekonomikë dhe tregtar të Shqipërisë. Edhe liberalizimi i regjimit të vizave do t’i shërbente akoma edhe më tej lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shkëmbimit të mallrave”.
Kreu i shtetit shprehu interesimin e palës shqiptare për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, energjitikës dhe infrastrukturës dhe nevojën e investimeve çeke në këto fusha.
Presidenti Klaus vlerësoi rolin konstruktiv dhe moderues të faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit për paqen, qëndrueshmërinë dhe begatinë e tij afatgjatë duke siguruar Presidentin Topi se Shqipëria do të gëzojë mbështetjen e plotë të Republikës së Çekisë për anëtarësimin sa më të shpejtë në gjirin e familjes së madhe evropiane, kur ajo të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në janar.
Kreu i shtetit shqiptar e ftoi Presidentin Klaus për të vizituar vendin tonë, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.