Kryetarja e Kuvendit feston Vitin e Ri, me fëmijët në nevojë të Shkodrës dhe të punonjësve të Gardës së Republikës.
Kryetarja e Kuvendit festoi sot , me fëmijët në nevojë të Shoqatës Asnjë fëmijë jashtë, te shkollave nëntë-vjeçare të Shkodrës dhe fëmijët e punonjësve të Gardës së Republikës.
Në një ceremoni shumë festive, me atmosferë të ngrohtë, fëmijët organizuan në sallën e Seancave, një koncert me numra të ndryshëm muzikorë dhe balet modern.
Fëmijët në nevojë të shoqatës Asnjë fëmijë jashtë me bandën e tyre, luajten pjesë të ndryshme klasike, si Himini i Europës së Bashkuar dhe muzikë popullore. Fëmijët e shkollës nëntë- vjeçare Azem Hajdari, i dhanë Kryetares së Kuvendit, çmimin Best Woman- Gruaja më e mirë e vitit, me motivin e lideres në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe nismave për zhvillimin e tyre.
Kryetarja e Kuvendit duke shprehur kënaqësinë e veçantë për festën e organizuar me fëmijët, tha se koncerti i organizuar nga këta fëmijë, është dhurata më e çmueshme që kishte marrë më parë ,për festat e fundvitit.
"Ju jeni një shembull i jashtëzakonshëm dhe për artistët e rritur. Me vullnetin dhe punën tuaj të madhe, keni arritur suksese, në art dhe në shkollë . Unë do tju mbështes në çdo nisëm artistike që do të ndërmerrni brenda dhe jashtë vendit- iu drejtua Kryetarja e Kuvendit fëmijëve në nevojë.
Më pas Kryetarja e Kuvendit i ka shpërndarë fëmijëve, dhurata për Vitin e Ri, duke i uruar ata dhe prindërit e tyre, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
Me rastin e festave të fundvitit , Kryetarja e Kuvendit shpërndau dhurata për Shtëpinë e Fëmijës Sarandë, Zyber Hallulli, Tiranë, Shtëpia e fëmijëve në Poliçan dhe atë në Sarandë.