Presidenti Topi merr pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të Fondacionit “NEHEMIA” në Shqipëri

11 nëntor 2011
Buçimas, Pogradec
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, vizitoi sot Buçimasin e Pogradecit, ku ishte i ftuar me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të Fondacionit “NEHEMIA” në vendin tonë. Mirëseardhjen e ngrohtë e të përzemërt, Presidentit të Republikës ia uruan drejtuesit e këtij Fondacioni, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, Kryetari i Komunës së Buçimasit, Roshi Torozhina, autoritete të tjera të pushtetit vendor, përfaqësues zyrtarë nga Ambasada gjermane, si dhe qytetarë e banorë të shumtë.
Në vijim, Presidenti Topi, i shoqëruar nga Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit “NEHEMIA”, Arnold Gajger dhe të tjerë drejtues të tij, mori pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të Fondacionit “NEHEMIA” në Shqipëri.
Përgjatë ceremonisë, Kryetari i Shtetit u njoh në mënyrë më të detajuar me veprimtarinë e Fondacionit që nga viti 1991, kur mbërriti për herë të parë në Shqipëri. Fondacioni “NEHEMIA” gjatë këtyre dy dekadave ka ofruar shërbime të orientuara kryesisht në zhvillimin e sferës arsimore dhe të mirëqenies sociale në zona të ndryshme të vendit tonë: edhe në Gjirokastër, Durrës dhe Has, përmes projekteve të ndërtimit, restaurimit dhe të zhvillimit për komunitetin.
Në fjalën përshëndetëse mbajtur me rastin e kësaj veprimtarie, Presidenti Topi u shpreh:
“I nderuar zoti Gajger,
I nderuar përfaqësues zyrtar i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri,
I nderuar Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “NEHEMIA”,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
Te nderuar kryetarë të komunave,
Zonja dhe zotërinj,
Miq dhe të ftuar,
Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për ftesën! Është një gëzim i madh që ndodhem sot këtu mes jush. Jam larguar nga impenjime shumë të forta të ditës nga zyra. Së pari, do të doja të thoja që, me shumë sinqeritet mendova për të dërguar një përfaqësues, por pastaj mora vendimin se duhet të jem vetë atje, sepse gjatë një dite mund të bëhen shumë gjëra të mira, projektohen shumë vepra për t’u bërë, por në virtytin e njeriut dhe në atë, që unë besoj se ekziston tek të gjithë shqiptarët, gjëja më e rëndësishme është mirënjohja. Prandaj erdha këtu fizikisht për të shprehur mirënjohjen time të thellë. Së pari, për Fonacionin “NEHEMIA”. Së dyti, erdha për të shprehur mirënjohjen për Republikën Federale të Gjermanisë, një vend mik i Shqipërisë, një partner strategjik, të cilit i jemi shumë mirënjohës për të gjithë ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë në dekada, por në mënyrë të veçantë gjatë këtyre 20 viteve, ku në mënyrë të dukshme, qartazi shihet një diferencë e madhe. Pra, nga një popull në gjendje të mjerueshme, nga një vend që i kishte kufijtë totalisht të mbyllur, qoftë për qytetarët e vet, qoftë për miqtë që donin ta vizitonin atë, pas 20 vitesh është vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për t’u integruar në familjen evropiane.
20-vjetori i lindjes padyshim që është një moment i veçantë. Njeriu në çdo vit të jetës së tij dëshiron ta festojë ditëlindjen e tij, por besoj që 20-vjetori është ditëlindja më e bukur e njeriut. Kështu që erdha ta uroj këtë ditëlindje, kështu që në këtë eveniment kaq të bukur lind nevoja për të pasur shumë urime dhe sot pati shumë urime. Me intuitën e njeriut që, natyrisht i është dhënë rasti në jetë të japë shumë leksione për studentët, orientohem menjëherë me këto dy tabela, që janë jashtëzakonsht sinjifikative. Duket që një dorë profesionale i ka bërë këto. Në një krah del në pah struktura, sepse ka një fjalë që del nga fiziologjia: “struktura e përcakton funksionin”. Nga krahu tjetër është vizioni. Të dyja janë mjaft të rëndësishme, sepse pa vizion mbetesh në vend e nuk përparon. Por, tek të dyja, ajo që nuk ndryshon, me sa pashë unë dhe besoj që ashtu duhet të jetë, janë pikërisht vlerat themelore të këtij Fondacioni. Dhe fillon me një moment shumë interesant, me dhembshurinë, që është një nga tiparet themelore tek njeriu. Por, dhembshuria nuk vjen në një terren bosh, vjen nga besimi tek Zoti, i cili inspiron që dhe të falësh, është falje. Dhe, mbi këtë ndërtohet respekti, respekti për një qenie që di të ketë integritet, të ketë ndershmëri dhe përkushtim. Kështu që, unë e kam parë, edhe nëpërmjet informacioneve, e konstatova edhe sot këtu, gjithçka që është arritur, është arritur mbi këtë bazë themelore të ndërtimit të vlerave të njeriut.
U largova nga Tirana me shumë dëshirë për të demonstruar që gjërat e mira, apo të këqija nuk ndodhin vetëm në Tiranë, por, për të thënë edhe që erdha në Pogradec, sepse këtu ka një aktivitet vërtet shumë të mirë. Unë dëshiroj që, në këtë auditor, përtej falënderimit për ju, për familjet tuaja, për të gjithë ata që janë pjesë e këtij Fondacioni, të falënderoj dhe ata që ishin bashkëpunëtorë të tyre, pra, njerëzit më të mirë, të përkushtuar shqiptarë, qoftë ata të strukturave të pushtetit vendor, por edhe njerëzit e thjeshtë, të cilët impenjohen në mënyrë vullnetare për të realizuar shpresën, por edhe për ta transmetuar atë, kur ti e ke harruar vështirësinë! Janë ta paharrueshme të gjitha etapat, sepse njeriu në jetë i mban mend mirë të gjitha etapat që kalon. Sot, falënderimi për ju do të vinte nga shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe nga shqiptarët e Kosovës. Do të vinte nga njerëzit që kanë qenë në nevojë dhe vazhdojnë të jenë në nevojë. Dhe, besoj që, falënderimi më i madh do të vinte nga ata që u edukuan dhe, nëpërmjet këtij sistemi edukimi, sot janë të parët.
Në përfundim të fjalës sime, dëshiroj që, në emër të shtetit shqiptar, të popullit shqiptar, t’ju falënderoj pa masë! Mesazhi juaj, së paku me këtë intuitë që kanë dhe gjithë të tjerët, ky është një projekt që vazhdon. Pra, pas njëzet vitesh mbasi është marrë dëftesa e pjekurisë, njeriu del në jetë dhe bën gjëra shumë të mira.
Falemnderit të gjithëve dhe urimet më të mira!"
Gjitashtu, gjatë qëndrimit të tij në Buçimas, Presidenti vizitoi qendrën e Fondacionit “NEHEMIA”, kopshtin dhe shkollën, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën përkujdesjen e veçantë të këtij Fondacioni.