E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr pjesë në ceremoninë solemne të marrjes së detyrës nga Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov.

12 maj 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar mori pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga Presidenti i porsazgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.

I ftuar nga Kreu i ri i shtetit maqedonas, Presidenti Topi ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë si Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i Serbisë Boris Tadiç, etj, me të cilët Kreu i shtetit shqiptar u takua duke u përshëndetur miqësisht e ngrohtësisht.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›