E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi merr pjesë në darkën e madhe

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, prof. dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, morën pjesë në ceremoninë festive që u zhvillua në Kurhauz të Baden-Badenit (Gjermani), një ceremoni e organizuar nën kujdesin e Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e Samitit jubilar të 60-të të NATO-s në Strasburg-Kehl. Forca e NATO-s e Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë kishte organizuar nën drejtimin e prof. dr. Zauerit një aktivitetet kulturor të jashtëzakonshëm, ku banda muzikore e Trupave të Ushtrisë Gjermane luajti pjesë të njohura për krerët e shteteve dhe kryetarët e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në Samit. Kreu i Shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe kryetari i delegacionit të vendit tonë dhe anëtarit më të ri të NATO-s, është i ftuar dhe do të jetë i pranishëm sonte në darkën e punës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shefer, për krerët e shteteve. Në këtë darkë presidenti Topi ka mbajtur edhe një fjalë për të pranishmit.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›