Bogdani Kryetari i ri i FRPDSH-së
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Forumi Rinor i PD-së
Kryetari i ri i Forumit Rinor të PD-së, Gerti Bogdani ka pergenjetruar dje lajmin se zgjedhjet per kete forum do të zhvillohen ne qershor, siç pretendon një nga kanditatët për kryetar Ylber Gjeta. Bogdani shkon më tej duke thënë se, zgjedhjet për forumin janë kryer tashmë konform statutit dhe demokratike, ku ai është zgjedhur me shumicë votash Kryetari i ri i FRPDSH-së, ndërsa për Gjetën ai thotë se është anonim dhe nuk ka qënë asnjëherë pjesë e forumit. Partia Demokratike ka vijuar ditët e fundit me ristrukturimin e Forumit Rinor të saj, duke bërë publike edhe kandidaturat për kryetar të këtij forumi për gjithë Shqipërinë. Edhe pse burime brenda PD-së për gazetën “Ballkan”, bëjnë të ditur se tashmë është zgjedhur, jo vetëm nga anëtarësia e degës së Forumit të PD-së në Tiranë, por edhe nga krerët e kryesisë së demokratëve është dhënë “ok” për njërën nga kandidaturat për kreun e forumit, i cili është kryetari i njësisë Bashkiake numër 10 në Tiranë dhe ish- zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, i cili ditë më parë dha dorëheqjen për të konkurruar për këtë post. Bogdani, sipas burimeve është zgjedhur me votë unanime nga të gjithë anëtarët si Kryetari i ri i këtij forumi edhe pse zyrtatrisht nuk është bërë publike. Madje burime brenda selisë blu bëjnë të ditur se janë kryer edhe zgjedhjet po atë natë që vetë ish-zëdhënësi i PD-së dha dorëheqjen, duke fituar me 75% të votave të anëtarëve, dhe në datën 11 prill kreu i PD-së dhe kryeministri Sali Berisha do të bëjë edhe prezantimin e tij publikisht nëpërmjet një konference për shtyp në selinë e demokratëve. Por një anëtarë i vjetër i forumit, siç pretendon, nuk e kanë pranuar zhvillimin e këtyre zgjedhjeve duke thënë me anë të një njofrtimi për shtyp se: “Bogdani është një nga kandidaturat për t u votuar, por një tjetër kandidat për kreun e forumit do të jetë edhe Ylber Gjeta. Sipas tyre, nuk është e vërtetë që është zgjedhur Gerti Bogdani kryetar i forumit, pasi zgjedhjet e kreut të ri të do të bëhen pas qershorit duket se gara sapo ka nisur, e madje ajo bëhet tashmë edhe më interesante, pasi përveç Gerti Bogdanit, që e shpalli kandidaturën e tij pak ditë më parë, një emër i njohur në strukturat rinore të FRPDSH-së ka shpallur hyrjen në këtë garë. Emri i Gjetës ka ardhur me propozim nga baza, një i ri me angazhim të hershëm në strukturat e forumit. Baza e Forumit Rinor të PD-së ka kërkuar që përballë Bogdanit, kandidatit të shpallur publikisht edhe në media, të jetë edhe Gjeta, me kontribut në këtë forum. Deri tani, emrat e njohur të PD-së nuk janë shprehur hapur se cilin prej dy kandidaturave të shpallura do të mbështesin, por e sigurt është se Ylber Gjeta ka mbështetjen e bazës së strukturës rinore të selisë blu, prej nga vjen edhe vetë. Gjeta njihet për kontributin e tij në rininë e PDSH-së. Ai ka qenë kryetar i Unionit të Pavarur Studentor dhe drejtues i grevës Studentore të vitit 1998. Kandidimi i Gjetës e bën garën për kreun e FRPDSH-së më interesante dhe e kthen atë në një “betejë të ashpër” duke pasur parasysh që të rinjtë demokratë do të zgjedhin një prej anëtarëve të tyre të njohur prej kohësh”, thuhet në njoftimin për shtyp të Gjetës. Megjithatë edhe pse anëtarët aktualë të forumit rinor të demokratëve insistojnë se do të ketë një proces të ndershëm dhe të barabartë zgjedhor në qershor për kreun e forumit, kandidati i vetëshpallur Bogdani, menjëherë pas dorëheqjes së tij nga posti i zëdhënësit, u ka dërguar mesazhe nëpërmjet numrit të tij të telefonit gazetarëve të mediave të ndryshme, duke i bërë thirrje për një bashkëpunim të ri mes tyre, atë me Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD-së, gjë që tregon se tashmë ai është kreu i ri i saj dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga kreu i demokratëve, Berisha.
Dorëheqja
Lë postin e zëdhënësit për Forumin Rinor të PD-së
Ish-zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, deklaroi përmes një konference për mediat se do të largohet nga posti, për t u angazhuar me Forumin Rinor dhe marrëdhëniet me jashtë të PD-së. “Kjo është konferenca e fundit për shtyp si zëdhënës i Partisë Demokratike, për arsye se do të merrem me angazhime të tjera. Unë do të merrem me marrëdhëniet me jashtë të PD-së, dhe do t i përkushtohem Forumit Rinor, duke pasur parasysh se sa e rëndësishme është rinia në ditët e sotme”, - u shpreh Bogdani. Ndërkaq, në konferencën e shtypit, Bogdani ka prezantuar publikisht zëvendësuesen e tij në postin e zëdhënësit të PD, Erla Mëhilli, e cila ka qenë zëdhënëse e Ministrisë së Transporteve.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009