E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/ Aksident rrugor, 2 të plagosur

Dy të rinj janë aksidentuar rëndë sot pasdite, teksa lëviznin me motor në rrugën Maminas-Manëz, 15 km larg Durrësit. Mësohet se F.B, 18 vjeç, i cili drejtonte motorin me targë TR 091 D dhe bashkëmoshatari i tij M. J., që ushëtonte me të janë përplasur më autoveturën tip Golf me targë DR 9100 D, që drejtohej nga 35-vjeçari Fatbardh Osmani. Sipas informacioneve të rinjtë nga Tirana ishin drejtuar për në plazhin e gjirit të Lalzit, ndërsa janë përplasur ballazi me autoveturën që ishte drejtuar për në Maminas.
Të rinjtë Bodinaku dhe Jashari ndodhen aktualisht në spitalin Rajonal të Durrësit në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip Golf , Fatbardh Osmani është shoqëruar në komisariatin e Durrësit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›