Presidenti Topi merr urime dhe mbështetjen për Shqipërinë nga Sekretarja e Shtetit të SHBA , Kondoliza Rajs.
26 korrik 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pati sot në mesditë një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të SHBA, Kondoliza Rajs.
Në këtë komunikim mes tyre, Zj. Rajs i shprehu Presidentit urimet më të mira për zgjedhjen në detyrën e lartë e me përgjegjësi dhe me këtë rast garantoi mbështetjen e mëtejshme të SHBA-ve për vendin tonë në të gjitha proceset demokratike për zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar edhe në kuadër të përmbushjes së aspiratës së tij për anëtarësimin në NATO.
Nga ana tij, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për urimet e transmetuara nga zj. Rajs si dhe për deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit që e cilësoi si kushtetues procesin e zgjedhjes së tij në detyrën e Kryetarit të Shtetit. Duke vlerësuar lart rolin e SHBA-ve dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut, Presidenti Topi theksoi edhe një herë rëndësinë e vizitës historike që Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh U.Bush zhvilloi në vendin tonë.
Gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit rikonfirmoi gjithashtu ftesën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, për një vizitë të Sekretares së Shtetit të SHBA, Kondoliza Rajs në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për të.