Presidenti Topi nderon heroizmin e “Dëshmorit të Atdheut” Kapiten Feti Voglit

24 shkurt 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë në Pallatin e Kongreseve homazhe në nder të kujtimit dhe heroizmit të “Dëshmorit të Atdheut” të rënë në krye të detyrës në Afganistan, Kapiten Feti Vogli. Me cilësinë e Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm, Kryetari i Shtetit shqiptar i ka akorduar disa ditë më parë Kapiten Voglit “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.
Pasi vendosi një kurorë me lule, Presidenti Topi u përul me respekt dhe nderim para trupit të pajetë të Kapiten Voglit duke u shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta dhe pikëllimin e thellë familjarëve të “Dëshmorit të Atdheut”.
Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu veprën dhe heroizmin e Kapiten Voglit duke lënë një shënim ngushëllimi në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.
Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe fjalimit mortor të mbajtur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi, Kryetari i Shtetit mori pjesë në përcjelljen e Kapiten Feti Voglit për në Varrezat e Dëshmorëve.