E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër, festa e Kurban Bjaramit

Bota islame feston të hënën ditën e Kurban Bajramit. Kjo ngjarje që shënon edhe festën e dytë për nga rëndësia në kalendarin islam, simbolizon mesazhin e sakrificës, heroizmit dhe bindjes ndaj allahut. Festa e bajramit të vogël, siç njihet ndryshe, shoqërohet me ritin e kurbanit, therjes së një kafshe, në shenjë adhurimi dhe mirënjohjeje. Riti i Kurbanit në rastin e festës së bajramit të vogël, kryhet në emër të adhurimit ndaj allahut, dhe kjo bëhet me qëllimin për të dëshmuar se të gjitha kafshët në tokë janë pronë e Tij, dhe dhuratë e njerëzve. Dhe si të tilla, therja e kafshëve kryhet sipas një rregulli të përcaktuar në fe. Festa e Kurban Bajramit ze fill nga ngjarja kur profeti Ibrahim pranoi të flijonte birin e tij të vetëm Ismailin për hir të dashurisë dhe bindjes hyjnore. Sakrifica e Ibrahimit dhe bindja e Ismailit, u bënë symbol i kësaj dite të shenjtë që për për hir të virtyteve të larta, kanë marrë shpërblimin e perëndisë, i cili u dërgoi dashin për kurban në vend të njeriut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›