Presidenti Topi ngushëllon familjarët e psikiatrit Ulvi Vehbiu.

17 qershor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së psikiatrit të shquar, Ulvi Vehbiu, i cili ndërroi jetë dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të dashur familjarë të të ndjerit Doktor Vehbiu,
Më lejoni që në këtë ditë tepër të trishtueshme, në këtë humbje të madhe jo vetëm për ju, por për mbarë psikiatrinë shqiptare, për mjekët, kolegët, pacientët dhe miqtë e panumërt, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht në këtë çast dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të dashur, të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm!
Puna e tij e palodhur dhjetëravjeçare, kontributi në fushën e psikiatrisë, humanizimi dhe arritjet e tij mjekësore e shkencore, të cilat kapërcyen kufijtë e Shqipërisë, do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë njerëzve që patën fatin e madh ta njohin Doktor Vehbiun dhe të ndiejnë përkujdesjen e tij të pashembullt.” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.