Presidenti Topi ngushëllon familjen Aliaj

Topi theksoi se artit shqiptar i iku një ndër artistët më të përkushtuar dhe më me vlerë.
“Me këtë rast dëshiroj të shpreh njëkohësisht konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin e lartë profesional, por dhe njerëzor, të profesorit të pasionuar të baletit dhe babait e bashkëshortit shembullor. Në kujtesën e të gjithë artdashësve shqiptarë, të atyre që për dekada të tëra ndoqën, vlerësuan dhe duartrokitën veprat koreografike, që me përkushtim të madh u vunë në skenat shqiptare e të huaja nga baletmaestri Aliaj, do të mbeten përherë të skalitura në mendjet e shqiptarëve dhe do të jenë shembull i papërsëritshëm i çuarjes përpara të profesionit të vështirë e të bukur të baletit nga brezat e ardhshëm”, shkruan Topi në telegramin e ngushëllimit.
Koreografi i njohur Agron Aliaj u nda sot nga jeta në spital, pas një aksidenti rrugor të ndodhur javë më parë. /Xh.Q/Start/
2012-05-17 16:55