Privatët mbingopin tregun farmaceutik

Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, tha se liberalizimi i universiteteve ka bërë që të ulen ndjeshëm standardet e mësimdhënies, ç’ka dhe u vu re në të dyja fazat e Provimit të Shtetit, ku kalueshmëria ishte në nivelin rreth 50 për qind.
“Kalueshmëria në Provimin e Shtetit është në shifrat 50 %, e cila nënkupton nivel të ulët të formimit bazë të kandidatëve farmacistë”, tha Jaupllari.
Ai u shpreh i shqetësuar edhe për kriteret e pranimit, nivelin e programeve, nivelin e mësimdhënies, numrin e të regjistruarve në universitetet private, por edhe për frekuentimin e mësimit, leksioneve dhe praktikës mësimore. "Aktualisht sot numërohen rreth 2 mijë farmacistë, të cilët, nëse llogaritet në bazë të numrit të popullsisë, plotësojnë nevojat për këtë shërbim”, tha Jaupllari, duke theksuar se “i takon Ministrisë së Arsimit të hartojë politika në këtë drejtim, në lidhje me kriteret e pranimit, standardet e mësimdhënies me qëllim që të mos kemi fenomene të tilla në të ardhmen”. /Start/
2012-05-17 17:24