E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshkitja e dheut Elbasan, bllokohet hekurudha

Reshjet e shumta të një dite më parë në territorin e vendit kanë sjellë edhe pasojat e para. Hekurudha Tiranë-Pogradec është bllokuar mbrëmjen e së shtunës për disa orë në fshatin Pishkash të rrethit të Librazhdit, ndërsa është dashur ndërhyrja e sektorit të mirëmbajtjes së hekurudhave si dhe struktura e emergjencave civile për zhbllokimin si dhe kthimin në normalitet të qarkullimit.

Reshjet e shumta kanë bërë që mbi shina të rreshkasin sasira të konsiderueshme dheu, një fenomen ky i përsëritur për zonën e Librazhdit. Edhe pse ky ëshë një problem i përsëritur ende nuk janë marrë masa për parandalimin në të ardhmen të një bllokimi të mundshëm apo dëmtimi të shinave.

Rrjetat mbajtëse të dheut mungojnë gjatë gjithë këtij aksi të hekurudhës ndërsa përshkallëzimi i mundshëm i reshjeve në ditët e ardhshme vë edhe njëherë në rrezik qarkullimin e trenave në linjën Tiranë-Pogradec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›