E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjen Velia.

16 maj 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Velia në të cilin shprehen ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të drejtuesit të Televizionit ALSAT, Vehbi Velisë.

“Të dashur familjarë të të ndjerit Vehbi Velia!

Me dhimbje e trishtim mësova për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Vehbi Velia! Sëmundja e rëndë e mori para kohe babain e përkushtuar, që me energjitë e tij dha një kontribut shumëvjeçar në biznes, media e në promovimin e vlerave tona kombëtare brenda e jashtë vendit. Në këto momente të rënda, më lejoni të ndaj me ju, e nëpërmjet jush me miqtë e kolegët dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit tuaj!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›