Presidenti Topi niset nesër për një vizitë zyrtare shtetërore në Slloveni.

12 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Presidentit slloven, Danilo Tyrk niset nesër për një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Sllovenisë në krye të një delegacioni të përbërë nga drejtues të lartë të institucioneve kushtetuese e të pavarura, nga akademikë si dhe nga një grup i madh përfaqësuesish të sipërmarrjeve shqiptare.
Kreu i shtetit shqiptar do të mikpritet nga homologu i tij slloven, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, për t’u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare ku pritet që temat e bisedimeve plenare do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare dhe situatën në rajon.
Presidenti Topi do të zhvillojë takime edhe me Kryeministrin slloven, Borut Pahor, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Pavel Gandar, si dhe me kryebashkiakun e Ljubljanës, Zoran Jankoviç dhe atë të Bledit, Janec Fajfar.
Një etapë e rëndësishme e vizitës së Presidentit Topi do të jetë pjesëmarrja e përbashkët me homologun e tij slloven në Konferencën e Biznesit shqiptaro-slloven ku të dy presidentët do të përshëndesin bashkësinë e sipërmarrësve të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve respektive duke vënë theksin në forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, si dhe gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal.