Gjendet i aksidentuar, në fakt ishte vetëvrarë
06/04/2010 I dëmtuari rëndë kishte plumb në kokë
ELBASAN- Zbardhet ngjarja e Funarëzit, nga aksident në vrasje dhe së fundi klasifikohet vetëvrasje nga ana e policisë së Elbasanit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se pistoleta që është përdorur nga Xhemal Balliu që sipas policisë është vetëvrarë ishte marrë nga kushëriri i tij dhe i është dorëzuar policisë. Sipas të dhënave zyrtare, 24-vjeçari me banim në Funarës është gjetur i dëmtuar, pasi ishte duke udhëtuar me një motor tip Papaq drejt fshatit të lindjes. Pasi ka marrë ndihmën e parë, ai është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, por pas skanerit është vërtetuar se kishte një plumb në kokë. Atëherë një grup hetimor është nisur drejt zonës ku është regjistruar i ashtuquajturi aksident dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Por ndërkohë është bërë një kontroll edhe në banesën e kushëririt të 24-vjeçarit me banim në të njëjtin fshat, i cili kishte gjetur një pistoletë zastava në vendin e ngjarjes. Nga marrja në pyetje e kushëririt dhe të dëshmitarëve të tjerë mësohet se viktima e ka pasur me vete armën e zjarrit dhe dyshohet se ka qëlluar veten. Gjithsesi hetimet vazhdojnë për këtë ngjarje që fillimisht u klasifikua si aksident dhe më pas policia drejtoi veprimet drejt vetëvrasjes. Ende nuk janë zbardhur shkaqet që mund të kenë çuar të riun drejt vetëvrasjes, por mendohet se ka qenë një zhgënjim dashurie. Gjithsesi hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë duke marrë në pyetje edhe të afërm të të dëmtuarit.