E Diel, 1 Nëntor 2026

t e mësipërme: V E N D I M PËR

Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij, projekligjet dhe vendimet e mësipërme:

 

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit, të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Pas nenit 18, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, shtohet neni 18/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 18/1

Afati i përcaktuar në pikën 6, të nenit 8, shtyhet edhe 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi e këtij neni.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

***

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE MINISTRISË SË EKONOMISË DHE FINANCAVE TË REPUBLIKËS GREKE E ORGANIZATËS SË SIGURIMIT TË KREDIVE TË EKSPORTIT (ECIO)”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës Greke e Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportimit (ECIO)”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE MINISTRISË SË EKONOMISË DHE FINANCAVE TË REPUBLIKËS GREKE E ORGANIZATËS SË SIGURIMIT TË KREDIVE TË EKSPORTIMIT (ECIO)

 

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1,  dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës Greke e Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportimit (ECIO).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

                                 ***

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 76 PËR QIND TË AKSIONEVE TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH),  SHA-SË, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

DHE “ÇEZ”, A.S-SË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83 e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 6, të ligjit nr.9889, datë 20.3.2008, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes””,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha-së, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, së Republikës së Shqipërisë, dhe “ÇEZ”, A.S-së”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

 

Për

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1,  DATË 7.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAJISJEN, PËR HERË TË PARË, ME LETËRNJOFTIM, TË SHTETASVE SHQIPTARË DHE PËR PËRCAKTIMIN E AFATEVE E TË MASAVE SHTRËNGUESE, PËR ATA, QË NUK APLIKOJNË BRENDA KËTYRE AFATEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të nenit 179, të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 1 e 3, pika 2, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”, dhe të ligjit nr.9972, datë 28.7.2008, “Për ratifikimin e kontratës koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të SAGEM Securite e Fondit shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve”,  me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.1, datë 7.1.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.      Në pikën 4, afati “15 prill 2009” bëhet “15 maj 2009”.

2.     Pika 4/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4/1.  Procedura e aplikimit për shtetasit e tjerë, të cilët disponojnë pasaportë, fillon në datën 1 maj 2009. Bëjnë përjashtim nga ky rregull shtetasit, që kanë aplikuar përpara datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht.

a)      Nga data 1 prill 2009 deri më 1 maj 2009, shtetasit, që disponojnë pasaportë, nuk do të lejohen të aplikojnë për pajisjen me letërnjoftim.

b)     Në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit, që disponojnë pasaportë, do të fillojë më 1 qershor 2009.”.

3.      Pas pikës 7 shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje:

“7/1.  Nëse nga grupet e monitorimit vërehen, gjatë aplikimit, shkelje të afateve e të procedurave, të parashikuara në këtë vendim, nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit, që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjësit përgjegjës.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.15, DATË 14.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN E PAGESËS PËR PAJISJEN ME LETËRNJOFTIM TË SHTETASVE NË NEVOJË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Pas pikës 1, të vendimit nr.15, datë 14.1.2009, të Këshillit të Ministrave,  shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje :

“1.1. Shtetasve, që nuk disponojnë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit, do t’u kompensohet pagesa për pajisjen me letërnjoftim në shumën, si më poshtë vijon:

a)     Në masën 900 (nëntëqind) lekë:

i.      të gjithë pensionistëve, që kanë pensione minimale, në qytet, dhe të gjithë pensionistëve, në fshat, të cilët kanë aplikuar deri më tani apo do të aplikojnë deri më 1 maj 2009.

ii.     të gjithë personave, që vuajnë dënimin, në kushtet e paraburgimit ose të burgimit.

b)     Në masën 1 000 (një mijë) lekë:

i.      të gjithë studentëve;

ii.     të gjithë atyreve, që përfitojnë ndihmë ekonomike, për shkak të papunësisë;

iii.    të gjithë atyreve, që, deri më 28 qershor 2009, mbushin 18 vjeç dhe votojnë për herë të parë;

me kusht që të kenë aplikuar deri më tani apo që do të aplikojnë deri më 1 maj 2009.

      c)  Për të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për personat e verbër, masa e kompensimit është në vlerën e plotë të letërnjoftimit.”.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS TOPOJË, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Topojë, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 48 (dyzet e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 253 (dyqind e pesëdhjetë e tre).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Topojë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNA VRESHTAS, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komuna Vreshtas, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 362 (treqind e gjashtëdhjetë e dy).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Vreshtas për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS SINABALLAJ, TË QARKUT TË TIRANËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Sinaballaj, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Sinaballaj, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.101, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Sinaballaj, të qarkut të Tiranës”.

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Sinaballaj për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS KASTRIOT, TË QARKUT TË DIBRËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Kastriot, të qarkut të Dibrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Kastriot, të qarkut të Dibrës, miratuar me vendimin nr.719, datë 30.10.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Kastriot, të qarkut të Dibrës”.

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Kastriot për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS NOVOSELË, TË QARKUT TË KORÇËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Novoselë, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Novoselë, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.1235, datë 10.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Novoselë, të qarkut të Korçës”.

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Novoselë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

  

PËR

 

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.1322, DATË 1.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA AUTORITETI PORTUAL, DURRËS, MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS TË KINOKLUBIT “MUJO ULQINAKU”, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.586, DATË 10.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTAVE TË INVENTARËVE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT U KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHOQËRIVE ANONIME DHE NDËRMARRJEVE TË SISTEMIT TË TRANSPORTIT DETAR DHE AJROR””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 10, 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001,  “ Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.1322, datë 1.10.2008, të Këshillit të Ministrave,  të bëhen këto shtesa:

1.      Në pikën 1 të këtij vendimi pas togfjalëshit “...Mujo Ulqinaku...” të shtohet togfjalëshi “...përfshirë truallin nën godinë dhe përrreth saj me sipërfaqe të përgjithshme 2 479 (dy mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) m2...”.

2.     Në pikën 2 të këtij vendimi pas togfjalëshit “...me numër rendor 21...”, shtohet togfjalëshi  “... dhe për sipërfaqen  2 479 (dy mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) m2  nga sipërfaqja e përgjithshme”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.17,  DATË 13.1.2006,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E AFATEVE TË PËRDORIMIT TË ARMËVE, TË TEKNIKËS E TË PAJISJEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA DHE TË RREGULLAVE PËR TRAJTIMIN E TYRE, PAS HEQJES NGA ARMATIMI DHE PËRDORIMI”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 7 e 11, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, « Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Pika 2, e vendimit nr.17, datë 13.1.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshohet, si më poshtë vijon :

« 2.  Armët, mjetet dhe pajisjet e Forcave të Armatosura hiqen nga përdorimi me urdhër të autoritetit përkatës, sipas pikës 5, të këtij vendimi, kur :

a)     janë plotësuar vitet e përdorimit, sipas tabelave nr.1 e nr.2;

b)     janë plotësuar kilometrat e përshkruar sipas tabelës nr.1;

c)     janë plotësuar orët e punës, sipas tabelës nr.1;

ç)  është plotësuar numri i të shtënave, sipas tabelës nr.2;

     d)  dalin tepër dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, sipas  tabelës së organziimit dhe pajisjeve (TOP);

dh)  janë të papërdorshme, si rezultat i dëmtimit të elementeve fizike e kimike ose e humbjes së vetive tekniko-luftarake. » .

2.       Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në «Fletoren zyrtare».

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE  “GERMAN 1, 2 DHE 3”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,   pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “SIGERS”, shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

 V E N D I M

PËR

 

CAKTIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NË KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit  12, të ligjit nr.8894, datë 14.5.2002, “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.      Caktimin anëtarë, përfaqësues të Këshillit të Ministrave, në Këshillin Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, si më poshtë vijon:

·          Znj. Arjana Çela                        ekonomiste;

·          Z.Hasan Metuku                        jurist;

·          Z. Xhentil Demiraj                     ekonimist.

2.       Anëtarët e caktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e ushtrojnë funksionin deri në përfundim të afatit të veprimtarisë së Agjencisë së trajtimit të Kredive, sipas nenit 23, të ligjit nr.8894, datë 14.5.2002, të ndryshuar. Në çdo rast, ata nuk mund ta ushtrojnë këtë funksion për një mandat mbi 3 vjet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË IRLANDËS, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›