E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, uron Kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Sot pasdite, në orën 18:00 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i telefonoi Kryeministrit të Shqipërisë Zotit Sali Berisha dhe i përcolli urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, këtë ditë të madhe për kombin Shqiptar, si dhe i shprehu kënaqësinë e tij për takimin që do të ketë me Kryeministrin Berisha në Samitin e Strasburg-Kehlit, si dhe më pas në takimin e 7 prillit në Bruksel.

Kryeministri Berisha i shprehu Sekretarit Scheffer mirënjohjen  më të thellë për stafin e tij dhe vendet anëtare të NATO-s. Kryeministri Berisha u shpreh se ‘me mbështetjen dhe kontributin tuaj, ju u bëtë pjesë e një akti nga më madhorët në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, për të cilën shqiptarët do tu jenë përjetë mirënjohjes’.


01/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›