Presidenti Topi përshëndet 20-vjetorin e nënshkrimit të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Zhvillim” mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

7 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë sot në mbrëmje në pritjen e dhënë nga Ambasadori gjerman, Bernd Borhard dhe drejtuesi i delegacionit gjerman për bisedimet e sivjetshme qeveritare, Dr. Leo Krojz me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Zhvillim” mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë përvjetor të rëndësishëm të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman dhe gjithashtu me rastin e nënshkrimit sonte të “Protokollit të bisedimeve qeveritare” mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, Kreu i shtetit iu drejtua të pranishmëve duke shprehur njëkohësisht urimet më të mira:
“Jemi mbledhur sonte për të kremtuar një ditëlindje. Natyrisht që në jetën e njeriut çdo ditëlindje është e bukur, por besoj që përvjetori i njëzetë është simbolika e jetës së njeriut, kështu që kjo mbrëmje është e bukur dhe ka një simbolikë e veçantë. Dhe aq më shumë kur ky përvjetor festohet me kaq miq dhe njerëz, që kanë kontribuar qysh para se të vinte periudha e demokracisë në Shqipëri.
Është çasti së pari për të shprehur falenderime të sinqerta për të gjithë kontributin që ka dhënë shteti gjerman në favor të Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Por janë momente historike, në të cilat ne jemi jashtëzakonisht të motivuar që të japim falenderime të nxehta për atë që po bën Gjermania edhe në ditët tona për të mbështetur nga afër anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Tashmë Shqipëria po e kalon periudhën e adoleshencës, ç’ka do të thotë që po e kalon periudhën e tranzicionit dhe të futesh në NATO, do të thotë që padyshim të marrësh partneritetin, të marrësh sigurinë dhe sot Shqipëria vërtet ofron siguri jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Ne nuk do të harrojmë kurrë të gjitha ato investime dhe bashkëpunime që janë bërë në fusha të ndryshme, së pari në demokratizimin e institucioneve të Shqipërisë. Ne nuk do të harrojmë kurrë mjaft investime që janë bërë në zona të harruara dikur në Shqipëri, dhe sot çdo qelizë e territorit të Shqipërisë konsiderohet një qelizë aktive, e shëndoshë dhe një vend ku invenstohet.
Jam i gëzuar, besoj si unë çdo shqiptar, nga lajmi i orëve të fundit që Parlamenti gjerman pas dy javësh do të ratifikojë Protokollin e anëtarësimit në NATO dhe kjo padyshim na bën krenarë. Jam i gëzuar gjithashtu që sot do të nënshkruhet një marrëveshje për të vazhduar këtë bashkëpunim. Jam shumë i gëzuar që këtu shikoj kolegë të mi, miq të mi që sot janë në fusha të ndryshme, janë nëpër universitete, janë nëpër dikasteret kryesore të Shqipërisë, janë në sistemin e shëndetësisë, janë në sistemin bankar, janë njerëz që janë rritur dhe kualifikuar gjatë këtij bashkëpunimi. Ne krenohemi natyrisht me të gjithë këtë marrëdhënie që kemi me Republikën Federale të Gjermanisë, por ne krenohemi gjithashtu edhe me këtë kontigjent njerëzish, të cilët i paraprijnë të ardhmes së sigurtë euroatlantike të Shqipërisë.
Me këtë rast, pa dashur të zgjatem më shumë, sepse vetë njëzet vjet flasin me një elokuencë të qartë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, unë dëshiroj të përgëzoj të gjithë ata, që kanë bashkëpunuar gjatë këtyre viteve për të forcuar miqësinë midis dy vendeve tona. Dëshiroj t’ju siguroj zoti Ambasador, se të gjithë shqiptarët i janë shumë mirënjohës vendit tuaj dhe motivimi dhe angazhimi do të jenë të shumifishta për të përballuar të gjitha sfidat që na ofron e ardhmja, padyshim sfida mjaft të rëndësishme pozitive, që do ta nxjerrin përfundimisht Shqipërinë në dritë në Evropën e Bashkuar dhe për ta kthyer përfundimisht rajonin ballkanik në një rajon të lulëzuar. Ky realitet tashmë nuk është hipotetik. Ky është një realitet konkret që preket çdo ditë me dorë. Tregu ballkanik është një treg me 60 milionë banorë dhe është përgjithësisht një treg i ri dhe siguria që ofrohet sot në Shqipëri dhe në Ballkan patjetër që do të rrisin interesin e Gjermanisë për të investuar më shumë në këtë zonë”.